Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përfunduar vlerësimin preliminar dhe tani janë bërë të ditur edhe raportet e përzgjedhjes për një pjesë të projekteve të atyre që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019.
Rezultatet preliminare janë publikuar për këto nën-masa:
MASA: 101 Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA: 101.1 Pemë Dru frutore;
NËN-MASA: 101.2 Serrat;
NËN-MASA: 101.2.1 Depo për ruajtje të perimeve;
NËN-MASA 101.3.1 Sektori i mishit (trashja e derrave);
NËN-MASA: 101.3.a Sektori i mishit (trashja e viçave);
NËN-MASA: 101.4.a Sektori i qumështit (lopë qumështore) -Me Nënshkrim;
NËN-MASA: 101.4. Sektori i qumështit (dele dhe dhi);
NËN-MASA 101.4.c Pikat grumbulluese të qumështit;
NËN-MASA: M 101.6. Sektori i vezëve;
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore 2019;
NËN-MASA 103.3. Përpunimi i Pemëve dhe Perimeve;
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore 2019;
NËN-MASA 103.4. Përpunimi i verës;
MASA: 302 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2019;
NËN-MASA: 302.1. – Prodhimi, përpunimi dhe promovimi i mjaltit;
MASA: 302 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2019;
NËN-MASA: 302.6. – Rritja e Shpezëve për vezë dhe mish.
Lista e publikuar është vetëm listë preliminare, ndërsa lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në terren.
Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ 16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë. Në këtë fazë nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektor.
Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ 16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar më herët. Ata që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë aplikuesit që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë, sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ 16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
Të gjithë ata aplikues që dëshirojnë të marrin më shumë informata mund të drejtohen në zyrat e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri 15:30.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën