LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kënga e shumëpritur e Rita Orës, “How to be lonely”

Publikohet kënga e shumëpritur e Rita Orës, “How to be lonely”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re.

“How to be lonely” titullohet kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”.

Për kompozimin e kësaj kënge është kujdesur sensacioni i momentit në Angli, producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.


Rita e publikoi këngën e re në mesnatë në të gjitha platformat online të muzikës, teksa më pas edhe në kanalin e saj zyrtar në YouTube, në versionin audio.

Shumë shpejt, artistja me origjinë shqiptare pritet të publikojë edhe klipin e “How to be lonely”, në të cilin do të shfaqet në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese, disa prej të cilave i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Foto: Rita Ora/Instagram

“How to be lonely” është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëherësh kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, sukseset e të cilit vazhdon ende t’i shijojë.

Në një letër të ndarë me fansat në rrjetet sociale pak ditë më parë, 29-vjeçarja kishte shkruar se për këtë këngë është frymëzuar nga periudha të ndryshme në jetën e saj. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Magazina
“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

Magazina
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Magazina
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Kalo në kategori