Publikohet fotografia e takimit Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Pas takimit të së hënës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është publikuar edhe fotografia e përbashkët mes tyre. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, në rrjetin social Twitter ka publikuar fotografinë, ku ka njoftuar për takimin e djeshëm, transmeton Telegrafi.
"Dje, kreu i NSC-së (Këshilli i Sigurisë Kombëtare) O’Brien dhe Richard Grenell, u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë kanë rëndësi të madhe për administratën e Trumpit" thuhet sipër fotografisë së publikuar në Twitter.
Nga
Telegrafi
03/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































