Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc.
Nga bisedat e transkriptuara zbulohet se ish-deputeti Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit dhe porositësit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre.
Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait te tij, Aleksandër Ndoka, e ndodhur më date 09.12.2017.
Për vrasjen e vëllezërve Bami, Ndoka bashkëpunon dhe me personazhe të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi dhe Ervis Martinaj dhe Avdylajt e Shijakut.
Shullazi, nga burgu ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bamit, duke komunikuar me një personazh tjetër të botës së krimit nga Nikla, si Mariklen Haka.
Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e dy vëllezërve.
Ndërkohë që Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen. Për këtë ai ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli si ekzekutorë.
Gentian Bejtia, i cili ndërroi jetë në një atentat në 15 mars 2015, si dhe Naim Stafuka kanë pasur si detyrë lokalizimit e vëllezërve Bami.
Pjesë nga dosja:
Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë episod, rezulton se:
Më date 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makine të blinduar ose Range Rover.
Më date 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikoinë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar me një makinë tip Range Rover.
Emiljano Shullazi shprehet nje moment që, “kape q*ja ropt mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që ështe ktu në burg Rraja (Redjan Raja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.”
Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që .…ai Duri (Durim Bami) i kshte çuar haber Nokës (Arben Ndokës) që i nxjerr kë të dojë përveç Valterit nëse i jep garanci që do ta mbyllin bashkë.
Në vazhdimësi dyshohet që Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami. Pasi permendin automjetin e blinduar, Emiljano Shullazi i shkruan: “Si t’ja bejmë ma e kap k*rvën. …..ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysim fort. Se tani ska blind që e ruan.”
Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij:
“…po më thot tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën tij.”
Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që:
“..mbase i vjen ora k*rvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja q* lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.”
Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet:
“…Ai, Durim Bami me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?”
Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar:
“…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di ke mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti”, raporton euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët
“E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
MPB me detaje rreth ngjarjeve në Vrapçisht: Dy persona kanë përfunduar në stacion policor
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit