LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet kur sulmuesi në Bruksel shtie me pushkë automatike mbi dy të rinjtë, të veshur me fanella të Suedisë

Publikohen pamjet kur sulmuesi në Bruksel shtie me pushkë automatike mbi dy të rinjtë, të veshur me fanella të Suedisë

Policia belge ka filluar kërkimit e të dyshuarit që qëlloi për vdekje dy persona në qendër të Brukselit.

Viktimat kishin të veshura ndërresa të kombëtares suedeze, në kohën kur u qëlluan për vdekje, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër në momentin e sulmit po zhvillohej ndeshja mes Suedisë dhe Belgjikës në kryeqytetin e Belgjikës.

Zëdhënësi i policisë ka konfirmuar vrasjen e dy persona, por ka refuzuar të japë detaje lidhur me sulmin.

Edhe kryeministri belg Alexander De Croo i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë “vigjilent”.

Të shtëna armësh në Bruksel, vriten dy persona
Lexo po ashtu Të shtëna armësh në Bruksel, vriten dy persona

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të vrasjes së tmerrshme në Bruksel”, ka shkruar kryeministri belg në platformën X.

“Jemi duke monitoruar situatën dhe i kërkojmë qytetarëve të Brukselit të jenë vigjilent”, shtoi De Croo.

Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të bulevardit d’Ypess në veri të qendrës së Brukselit.

Ky vend gjendet rreth 5 kilometra nga stadiumi Mbreti Baudouin, ku u zhvillua ndeshja e futbollit mes Belgjikës dhe Suedisë.

Në një video amatore, shfaqet sulmuesi i veshur me jelek ngjyrë portokalli, duke shtënë mbi civilët që i ndiqte dhe vazhdimisht mbante në kokë helmetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori