Publikohen pamjet e para nga baza ajrore Shayrat në Siri, pas goditjes nga raketat amerikane (Video)

Mediat ruse kanë zbuluar disa pamje të cilat sipas tyre janë nga baza ajrore Shayrat në Siri, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë goditur me një breshëri prej 59 raketash Tomahawk.
Sulmi i SHBA-ve, përcjell Telegrafi, ka ardhur pas një sulmi të dyshuar kimik mi civilët nga ana e ushtrisë së Bashar al-Assadit, nga i cili gjetën vdekjen rreth 80 persona.
Po sipas këtyre medieve, përcjell Telegrafi, videoja tregon një hangar të aviacionit të dëmtuar rëndë, kulmi i të cilit është goditur drejtpërdrejtë.
Gjithsesi mbetet e paqartë nëse brenda hangarit kishte pasur aeroplanë ose jo. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































