LAJMI I FUNDIT:

Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)

Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)

Urdhri më dramatik i presidentit amerikan, Donald Trump që nga marrja e detyrës, gjegjësisht vendimi për të sulmuar Sirinë ka marrë reagime të shumta nga e gjithë bota.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Siria është “qortuar” nga një sulm me raketa të SHBA-ve herët në mëngjesin e së premtes në një bazë të kontrolluar nga qeveria, ku zyrtarët amerikanë thonë se ushtria siriane nisi një sulm kimik vdekjeprurës më parë këtë javë, duke e quajtur atë një “agresion”, që çoi në “humbjen e jetëve”.


Sulmet amerikane në Siri, pamje që tregojnë nisjen e raketave Tomahawk nga Mesdheu (Video)
Lexo po ashtu Sulmet amerikane në Siri, pamje që tregojnë nisjen e raketave Tomahawk nga Mesdheu (Video)

Rusia, e cila i ka dhënë mbështetje ushtarake qeverisë së Bashar al-Asadit që nga shtatori 2015, ka thënë se sulmet ajrore mund të minojnë përpjekjet për luftën kundër terrorizmit në Siri, ndërsa Izraeli dhe rebelët sirianë e kanë mirëpritur sulmin.

SHBA-të i dhanë sinjal rusëve se po sulmonin Sirinë, por nuk kërkuan aprovimin e tyre! (Foto/Video)
Lexo po ashtu SHBA-të i dhanë sinjal rusëve se po sulmonin Sirinë, por nuk kërkuan aprovimin e tyre! (Foto/Video)

Edhe Irani është nga vendet që i ka dënuar ashpër sulmet amerikane kundër një baze ushtarake siriane, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghassemi, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, Fars.

“Ne dënojmë këtë veprim të njëanshëm dhe këtë sulm kundër bazës ajrore Al-Chaayrate me pretekstin e një sulmi të dyshuar kimik, të martën në Khan Cheikhoun”, deklaroi Ghassemi.

Ndërkohë thuhet se Britania e Madhe, Izraeli dhe Australia ishin në mesin e vendeve që mbështesin lëvizjen e Trump.

Britania ka mbështetur sulmin e raketave të SHBA-ve si një “përgjigje të duhur” ndaj sulmit “barbar” të regjimit të Bashar al-Asadit.

Bëhet e ditur se rreth 50 raketa Tomahawk goditën bazën ajrore Shayrat, në juglindje të Homsit.

Ato u nisën nga dy luftanije në Detin Mesdhe, si hakmarrje për sulmin kimik vdekjeprurës të së martës, për të cilin thuhet se është përdorur klor i përzier me një agjent nervor, ndoshta sarin.

Një zyrtar ushtarak i cituar në televizionin sirian tha se një bazë ajrore në Sirinë qendrore u godit të premten, duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori