LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me raketat me të cilat SHBA goditi Sirinë – të njëjtat që i përdori edhe në luftën e Kosovës (Foto)

Njihuni me raketat me të cilat SHBA goditi Sirinë – të njëjtat që i përdori edhe në luftën e Kosovës (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ushtarake kundër Sirisë të enjten, si hakmarrje ndaj sulmit me armë kimike që vrau dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë.

Sulmet amerikane në Siri, pamje që tregojnë nisjen e raketave Tomahawk nga Mesdheu (Video)
Lexo po ashtu Sulmet amerikane në Siri, pamje që tregojnë nisjen e raketave Tomahawk nga Mesdheu (Video)

Në sulm u përdorën raketat me rreze të mesme veprimi, të pakapshme nga radari, Tomahawk. Të njëjtat raketa, siç shkruan tvklan.al, u përdorën edhe në Luftën e Kosovën në vitin 1999, për të detyruar Millosheviçin të ndalte spastrimin etnik të shqiptarëve dhe të tërhiqej nga Kosova.

Sipas Pentagonit, dy luftanije amerikane nga Mesdheu lindor lëshuan 59 raketa Tomahawk ndaj një baze ajrore siriane.

Analistët thanë për “CNN” se Tomahawk ishte një zgjedhje e mirë për këtë lloj sulmi.

“Tomahawk për këtë është krijuar. Fluturon poshtë dhe godet objektivin pa vënë në rrezik ekuipazhet e avionëve”, tha Kolonel Rick Francona.

Tomahawk janë raketa me rreze të mesme veprimi, ç’ka do të thotë se mund të lëshohen nga një distancë prej 1 250 kilometra deri në 2 500 kilometra larg objektivit të synuar.

Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)
Lexo po ashtu Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)

Ata mund të lëshohen nga deti dhe mund të fluturojnë poshtë, të drejtuara nga një sistem i avancuar navigimi.

“Ajo që është e rëndësishme për këto raketa është se nuk shkojnë nga pika A tek pika B drejt”, thotë Gjernerali James Marks, i cili shpjegon se raketat lëvizin me kthesa.

Këto lloj raketash janë përdorur për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara në operacionin “Stuhia e Shkretëtirës” në vitin 1991. Edhe Britania e Madhe disponon raketa të tilla, të cilat i ka blerë nga SHBA-të.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane raketa ka mbi 450 kg eksploziv. Në raketë mund të përfshihet edhe koka bërthamore, por deri më tani ata nuk janë përdorur për funksione të tilla.

Megjithëse Tomahawks kanë qenë në funksion prej më shumë se 25 vitesh, ato janë përditësuar me sisteme më të mira dhe tashmë janë më moderne.

Një raketë e tillë kushtonte 569 000 dollarë amerikanë në vitin 1999 dhe rreth 832 000 dollarë sot.

Tomahawk

6.25 metër e gjatë bashkë me përforcues

Rrezja e veprimit: 1250 – 2500 kilometër

Shpejtësia – 800 km/h

Misioni: Lëshohet nga deti, fluturon poshtë për të shmangur radarin

E përdorur për herë të parë: Në vitin 1991 gjatë operacionit “Stuhia e Shkretëtirës”

Përmbajtja: Mban mbi 450 eksploziv

Historia e Përdorimit të këtyre raketave

1991 – 216 raketa Tomahawk u përdorën kundër objektivave Irakiane gjatë operacionit “Stuhia e Shkretëtirës”.

1993 – SHBA sulmoi Irakun me 65 raketa Tomahawk në tri kohë të ndryshme, pasi Sadam Hyseni shkeli ndalim fluturimin në Lindjen e Mesme dhe pas përpjekjeve irakiane për të vrarë familjen e presidentit amerikan.

1995 – 13 raketa Tomahawk bombarduan Serbinë (ish-Jugosllavinë) për ta detyruar për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me boshnjakët gjatë Luftës së Bosnjës.

1996 – Në objektiv vihen sërish forcat e Sadam Hysenit pas zhvendosjes me dhunë të më shumë se 40 000 kurdëve.

1998 – SHBA sulmon me raketa Tomahawk kampet e Al – Kaedës në Afganistan dhe Sudan, pas sulmeve të grupit terrorist ndaj ambasadave amerikane në Shtetet e Afrikës lindore.

1999 – SHBA dhe NATO sulmojnë me raketa Tomahawk ish-Jugosllavinë. Sulmi është pjesë e ofensivës së gjerë ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë së Presidentit Millosheviç, pas dështimit të negociatave dhe si përgjigje ndaj spastrimit etnik që Beogradi po kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës.

2001 – SHBA-të sulmojnë objektivat në Afganistan ditë pas sulmeve të 11 Shtatorit në Nju Jork.

2003 – Amerika përdor raketat e tmerrshme në luftën për rrëzimin e Sadam Hysenit. Operacioni i koalicionit nisi me sulmet me raketa Tomahawk.

2011 – Raketat kësaj radhe u përdorën kundër Gadafit të Libisë, i cili kishte shkelur ndalim fluturimin në vend teksa përballej me rebelët.

2014 – Koalicioni ndërkombëtar bombardoi me raketa Tomahawk Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Evropa
Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Evropa
Kalo në kategori