LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e kamerave që dëshmojnë se bileta e Xhenetës nuk u ndërrua gjatë mbrëmjes kur ajo u eliminua

Publikohen pamjet e kamerave që dëshmojnë se bileta e Xhenetës nuk u ndërrua gjatë mbrëmjes kur ajo u eliminua

Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj spekulimeve dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat online, duke publikuar pamje zyrtare në emisionin Kosova Today.

Këto pamje, të cilat janë bërë publike për herë të parë, dëshmojnë qartë se Xhenetës nuk iu ndërrua bileta e fatit në spektaklin e së hënës, kur ajo u eliminua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, gjatë një përballje me Drenushën në televotim.

Në episodin e fundit të Kosova Today, produksioni zbardhi pamjet e kamerave në prapaskenë, ku në mënyrë transparente dhe të pakontestueshme, u vërtetua se biletat e fatit ishte e njëjta gjatë gjithë kohës, që nga shtëpia e deri në studio dhe nuk kishte ndërhyrje në rezultatin final.


Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?
Lexo po ashtu Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Spekulimet u përhapën shpejt pas eliminimit të Xhenetës, me disa ndjekës që pretenduan se bileta e saj, e cila kishte shënimin “Ti kthehesh në shtëpi”, mund të ishte manipuluar për ta larguar atë nga loja. Megjithatë, produksioni e ka quajtur këtë zhurmë të pabazuar dhe ka bërë të qartë se integriteti i lojës është prioritet absolut për ta.

Ky veprim i produksionit ka marrë reagime të shumta nga publiku. Ndërsa një pjesë e fansave kanë përgëzuar hapin për transparencë dhe ruajtjen e integritetit të lojës, të tjerë vazhdojnë të kenë dyshime dhe të kërkojnë më shumë detaje. /Telegrafi/

@bigbrothervipkosova A ja kan ndru ? #CapCut #xheneta #albania #kosovo #bbvipks3 #bigbrothervipkosova #gjesti ♬ original sound – BIG BROTHER VIP KOSOVA

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Kalo në kategori