LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e arrestimit të 4 grabitësve të Rinasit (Video)

Publikohen pamjet e arrestimit të 4 grabitësve të Rinasit (Video)

Policia e Shtetit ka publikuar video nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme, ku u arrestuan 4 nga 6 grabitësit e 2.7 mln eurove të BKT-së në Rinas, ndodhur ditën e enjte.

Mësohet se grabitësit janë të njëjtë me ata që kryen në po të njëjtën rrugë grabitjen e 3 mln eurove në vitin 2015, në një skemë identike.


Kështu, operacioni “Patrioti” u krye në Vorë, ku u arrestuan katër grabitësit:

Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”

Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Policia jep detaje dhe emrat e të arrestuarve për grabitjen në Rinas
Lexo po ashtu Policia jep detaje dhe emrat e të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Gjithashtu, u gjetën edhe një pjesë e parave në valuta të ndryshme, si paund, dollar kanadez, dollar amerikan dhe euro.


Arrestim Grabitja by e-d21