LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet: Aeroplanët amerikanë hedhin 40 ton eksploziv mbi “ishullin e infektuar nga ISIS”

Publikohen pamjet: Aeroplanët amerikanë hedhin 40 ton eksploziv mbi “ishullin e infektuar nga ISIS”

Në disa pamje të publikuara thuhet se shihet momenti kur aeroplanët amerikanë të luftës hedhin 40 ton bomba në një ishull “të infektuar nga ISIS” në Irakun verior.

Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara natën e kaluar tregojnë se si aeroplanët e koalicionit anti-Islamik të Shtetit lansojnë ato.


Siç thuhet tutje, aeroplanët luftarakë F15 dhe F35 morën pjesë në bombardimet në ishullin Qanus në provincën qendrore të Salaheddine, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Sulmi i së martës është pjesë e operacioneve të kryera nga forcat irakiane dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, i cili u mund në Irak në 2017-ën.

Por “qelizat e fjetura” të Shtetit Islamik që nga ajo kohë kanë kryer një seri sulmesh me bomba vdekjeprurëse në vend.

Ndryshe, ISIS kontrolloi një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut, ku ata deklaruan një kalifat në vitin 2014.

Më vonë në pamje, siç bëhet e ditur tutje, trupat irakene kundër-terrorizmit shihen duke parë operacionin nga toka.

Duke përdorur termin arab për ISIS, Gjeneral Majori Eric T. Hill, shtoi: “Ne po i mohojmë Daesh-it aftësinë për t’u fshehur në Qanus”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori