Publikohen në YouTube këngët e pjesës së dytë të albumit “Skulpturë” nga Capital T

Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, sot (e enjte) ka publikuar pjesën e dytë të albumit “Skulpturë”.
“Demons”, “Cosa Nostra” në bashkëpunim me Pronto Dinero, “S’kthehna”, “Love Love” me Dardan, janë projektet që bëjnë pjesë në pjesën e dytë të albumit, duke përfshirë edhe “Bisha” me Vig
Poppën.
Të gjitha këto këngë tashmë janë të disponueshme në kanalin zyrtar të Kapos në platformën YouTube.
Secila prej këtyre këngëve është realizuar në mënyrë të veçantë, ku ka bërë një ‘remix’ të zhanreve, duke marrë parasysh edhe duetet me emra të njohur.
Si fillim, projektet nisën me reagime të ndryshme dhe besohet se albumi do ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Më poshtë ua sjellim këngët:
/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/10/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































