LAJMI I FUNDIT:

Publikohen fotografi të reja nga transformimi i Tom Hardyt në filmin për Al Capone

Publikohen fotografi të reja nga transformimi i Tom Hardyt në filmin për Al Capone
Tom Hardy (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Tom Hardy ka bërë një transformim të madh në dukjen e tij për të luajtur rolin e një prej gangsterëve më të njohur amerikanë, Al Capone.

Së fundmi janë publikuar disa fotografi të reja nga xhirimet, ndërsa aktori amerikan është përshtatur shumë me këtë rol saqë nuk njihet.

https://www.instagram.com/p/BuwdAzWAMCX


Filmi me titull “Fonzo” është duke u xhiruar nga regjisori Josh Trank dhe po pritet me kërshëri nga dashamirët e filmit.

Për rolin e tij, Hardy është dashur të duket më i moshuar, ndërsa sa i përket veshjes, është dashur të përshtatet me kohën.

https://www.instagram.com/p/BuxhombgHnB

Në fotografitë e publikuara ndodhet edhe bashkaktorët tjerë të filmit, Jack Lowden dhe Neal Brennan. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Tom Hardy
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Hardy