LAJMI I FUNDIT:

Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin

Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin

Të shohësh fëmijët të rriten është diçka e bukur për prindin, por në të njëjtën kohë burim frike dhe shqetësimi. Mendoni sa shqetësuese duhet të jetë të shohësh që kjo rritje është më e shpejtë se sa ajo e fëmijëve të tjerët

Shkurt, të shohësh djalin ose vajzën, 8-9 vjeç, që tashmë ka hyrë në pubertet, në një moshë problematike dhe delikate, është e vështirë nga disa këndvështrime.


Puberteti i parakohshëm është diçka me të cilin shumë prindër dhe fëmijë janë të detyruar të përballen, veçanërisht në epokën moderne, kur fenomeni është bërë i përhapur.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të cilët janë duke u përpjekur të kuptojnë pse gjithnjë e më shumë fëmijë po rriten më herët nga sa pritej. Dhe vëmendja është përqendruar kryesisht tek ndikimet që disa kompozime dhe ushqime mund të kenë në sistemin endokrin.

Puberteti i parakohshëm: Çfarë do të thotë?

Puberteti fillon kur hipotalamusi nis të sekretojë një sinjal kimik të quajtur hormoni që lëshon gonadotropinën. Gjëndra e hipofizës reagon duke lëshuar këtë hormon, përgjegjës për rritjen e gjëndrave seksuale (testikujt tek meshkujt dhe vezoret tek femrat).

Gjëndrat seksuale nga ana tjetër prodhojnë hormonet seksuale, përfshirë testosteronin ose estrogjenin, që i japin ‘start’ edhe pubertetit.

Ky i fundit përkufizohet si i parakohshëm kur shfaqja e shenjave të zhvillimit pubertal dhe karakteristikave sekondare seksuale ndodh rreth moshës 8 vjeç për femra (në vend të 10-14) dhe në rreth 9 vjeç tek meshkujt (në vend të 12-16).

Shkaqet e pubertetit të hershëm dhe roli i ushqyerjes

Shkaqet e pubertetit të hershëm mund të jenë një sëmundje (me origjinë gjenetike ose jo) dhe në raste të rralla, një tumor. Në shumë raste, një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët mjedisorë e gjenetikë. Shkenca po eksploron edhe mënyra të reja studimi: ndikimi i mundshëm i disa agjentëve kimikë dhe i disa ushqimeve.

Një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë për shembull ka ekzaminuar se si ekspozimi prenatal ndaj disa kimikateve mund të ndryshojë hormonet duke ndikuar në periudhën e pubertetit. Ky ekspozim ka të bëjë me produktet e jetës së përditshme: parfume, deodorante, kozmetikë, veçanërisht fitalatet, parabenet dhe konservantët që gjenden në to. Sa më e madhe të jetë sasia e kimikateve në trupin e nënës gjatë shtatzënisë, aq më e madhe është mundësia që vajzat të kalojnë një pubertet të hershëm.

Nën ‘akuzë’ për pubertetin e parakohshëm është edhe ushqyerja, kryesisht derivatet e asteroideve dhe proteinat e produkteve të ndryshme shtazore (qumështi, mishi). Edhe pse disa ekspertë e kanë përjashtuar këtë përfshirje, disa lëvizje kërkimore janë shtrirë në këtë linjë, shkruan Living.

Një studim i kryer tek vajzat që jetojnë në Arabinë Saudite ka demonstruar një lidhje domethënëse mes moshës së pubertetit dhe konsumit të tepërt të mishit të vicit dhe pulës. Shqetësimi qëndron tek hormonet dhe asteroidet që ato përmbajnë. Është konstatuar se një dietë e pabalancuar e cila është shumë e pasur me mish, është një nga shkaqet kryesore të puberteti të parakohshëm.

Pubertetit i parakohshëm: Si duhet trajtuar?

Vlerësimi i pediatrit për shpejtësinë e përparimit të shenjave klinike të zhvillimit pubertal dhe trendin e ritmit të rritjes është i rëndësishëm. Zakonisht procedohet edhe me teste të endokrinologjisë pediatrie: teste gjaku, radiografi, ekografi. Zakonisht, rekomandohen edhe medikamente që stimulojnë ose frenojnë prodhimin e disa hormone.

Ndërhyrja në rastin e pubertetit të parakohshëm nënkupton ruajtjen e funksioneve riprodhuese në moshë madhore, shmangien e parehatisë psikologjike për fëmijën (për shkak të ndryshimeve të trupit të vështira për t’u kuptuar) dhe në marrëdhëniet me të tjerët.

Këshilla të vlefshme:

Preferoni ushqimin organik dhe ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, e domosdoshme për të gjitha fazat e rritjes normale dhe zhvillimit pubertal.

Lexoni etiketat e produkteve, nga ato kozmetike tek ato të pastrimit për kujdesin personal apo detergjentët e shtëpisë duke u përpjekur të shmangni ato që përmbajnë shumë substanca kimike ose toksike.

Praktikoni sporte për të ndihmuar fëmijën të menaxhojë peshën dhe ta ndihmoni atë të kuptojë rëndësinë e një jetese të shëndetshme dhe aktive. Fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të hyjnë në pubertetin e parakohshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori