LAJMI I FUNDIT:

PTHP refuzon padinë e Todor Petrovit të ngritur kundër Zaevit dhe Dimitrovit

PTHP refuzon padinë e Todor Petrovit të ngritur kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Prokuroria Themelore Publike e ka refuzuar padinë penale të ngritur nga Kongresi Botëror Maqedonas, e udhëhequr nga Todor Petrov, kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës.

Pas rishikimit të padisë, prokurori publik kompetent konfirmoi se në veprimet e paditësve nuk ka përmbajtje të elementeve për kryerjen e veprave penale, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Pikërisht, në mënyrë që negociatat për ndryshimin e ermit të shtetit në kuptimin penalo-juridik të konsiderohen shkelje e reputacionit të shtetit dhe poshtërim i popullit maqedonas dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera, është e nevojshme që tek personat paditës të ekzistojë qëllim i qartë për tallje, poshtërim dhe zhvlerësim të Republikës. Në Preambulën e marrëveshjes, të dyja palët nënshkruese janë të obliguar që të respektojnë parimet dhe standardet që janë të pranuar ndërkombëtarisht, në mënyrë që të zgjidhin dallimet rreth emrit dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Përveç kësaj, qëllimi i talljes, si element i veçantë subjektiv i paligjshmërisë, nuk gjendet në veprimet e paditësve”, thuhet në deklaratën e PTHP-së.

Në deklaratën e PTHP-së thuhet se prokurori publik kompetent arriti në përfundimin se në veprimet e nënshkruesve në nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka komplot për të kryer tradhti të lartë ose vepra të tjera penale dhe për këtë arsye nuk ka elemente të veprës penale – Shoqata për qëllime të veprimtarisë armiqësore.

“Duke marrë parasysh faktet e deklaruara, prokurori publik mori vendim për refuzimin e padisë penale, sepse veprat e paditura nuk janë vepra penale për të cilët mund të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare”, thonë nga PTHP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori