LAJMI I FUNDIT:

PSP përgatit akuzë të re?

PSP përgatit akuzë të re?
????????????????????????????????????

Pothuajse gati një vit pasi Katica Janeva u zgjodh si Prokurore Speciale, periudhë që shënoi vështirësi dhe presione, në PSP përgatitet padi e parë kundër disa personave, mëson BIRN, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për një lëndë që nuk është paraqitur për publikun, dhe aktakuza është marrë në një procedure të shkurtuar, pasi bëhet fjalë për një vepër e cila parashikon burgë deri në 5 vjet.


Akuza pritet të paraqitet gjatë javës së ardhshme. Është e mundur që të bëhet fjalë në lidhje me një lëndë me përgjimet dhe shkatërrimin e dokumenteve zyrtare.

Nga PSP nuk komentojnë nëse dhe kur do të ngritet aktakuza e parë që nga ekzistenca e këtij institucioni. /Telegrafi/