Ngritja e padive ndaj 21 zyrtarëve të lartë shtetëror në Maqedoni, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të mijëra dokumenteve nga bisedat e publikuara telefonike nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe një sulmi të porositur ndaj drejtuesve të një komune të Shkupit, ka nxitur reagime të ndryshme, njofton REL.
Derisa partia në pushtet, OBRM-PDUKM, e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, vendimin e tillë e quan “të orkestruar me qëllim goditjen e anëtarëve të kësaj partie”, opozita beson në punën e Prokurorisë Speciale dhe pret që për paditë e ngritura të nisin procedurat gjyqësore nga Gjykata Penale.
“Ne besojmë se shumica e punonjësve të gjykatës, por edhe të të gjithë sistemit të drejtësisë në Maqedoni, janë profesionistë që e duan punën e tyre dhe punojnë për sipas bindjeve të tyre dhe Kushtetutës dhe se sjellin vendime në përputhje të plotë me ligjet në fuqi…Në Maqedoni drejtësi do të ketë. Ky duhet të jetë qëllimi përfundimtar i të gjithë neve që jetojmë këtu. Pas 11 dhjetorit shteti juridik do të kthehet në Maqedoni”, ka deklaruar Kryetar i Lidhjes social-demokrate, Zoran Zaev.
Njohësit e çështjeve juridike, gjithashtu kanë përshëndetur vendimin e Prokurorisë Speciale, por gjithashtu kanë ngritur shqetësimet mbi mundësinë që puna e saj të ndërpritet nga Gjykata Kushtetuese, e cila tani disa muaj taktizon me një nismë për vlerësimin e ligjit për themelimin e Prokurorisë.
Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës, thotë se Gjykata Kushtetuese, ashtu sikur në të kaluarën edhe në këtë rast vepron në bazë të urdhrave të partive në pushtet, të cilat në momentin që shohin se janë të rrezikuara, aktivizojnë kushtetuesen.
“Me vet faktin se ende Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim lidhur me këtë çështje, lë hapur dyshimin se kjo gjykatë taktizon, pra është nën ndikimin politik që bën mbi Gjykatën Kushtetuese për taktizime të ndryshme politike lidhur me krejt rrjedhshmërinë e procesit politik. Pra, Gjykata Kushtetuese mund ta hedh poshtë si jo Kushtetuese vendimin për themelimin e Prokurorisë Speciale dhe më këtë t’i jep një goditje gjithë procesit politik dhe të ven në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor”, thotë Maskuti.
Ai vlerëson se paditë e Prokurorisë Speciale duhet të procedohen nga një Gjykatë Speciale, pasi gjasat janë reale që këto padi sipas tij të zvarriten në pafundësi, apo në fund Gjykata Penale të sjell vendim lirues për të akuzuarit.
“Shqetësimi ka të bëjë me atë që vazhdimisht është theksuar në opinion dhe që përbën një nga mangësitë e Marrëveshjes së Përzhinës për zgjidhjen e krizës politike ku nuk është paraparë formimi edhe i një gjykate speciale, apo i ndonjë departamenti special për të proceduar dhe për të çuar deri në fund drejtësinë për të gjitha rastet e iniciuara nga Prokuroria Speciale”.
“Pra, pa dyshim se kjo mbetet një nga pikat më të dobëtat apo penga që mund të vijnë nga gjykatat ndaj prokurorisë speciale e cila nuk do të mund ta çoj drejtësinë deri në fund”, thotë Maksuti.
Nga ana tjetër, Malinka Ristevska-Jordanova nga Instituti për politika evropiane, beson në ngadhënjimin e drejtësisë në Maqedoni, pasi siç thotë ajo, alternativë tjetër nuk ka.
“Ne duhet të flasin për drejtësinë edhe atëherë kur nuk e kemi, pasi duhet të luftojmë që ta kemi. Është mënyra e vetme që shumë shtete e kanë, pa sundimin e ligjit nuk mund të flasim për drejtësi. Prokuroria speciale duhet të mbijetoj dhe të vazhdon me punë pasi vetë fakti se ajo është institucioni më i përfolur dëshmon se puna e saj është e rëndësishme”, thotë Malinka Ristevska-Jordanova nga Instituti për politika evropian i cili kryesisht merret me zbatimin e standardeve dhe politikave evropiane në Maqedoni.
Në bazë të marrëveshjes politike, nëse Gjykata kushtetuese vendos anulimin e punës së Prokurorisë Speciale, atëherë Kuvendi i Maqedoni brenda katër ditëve duhet të miratoj një zgjidhje të re ligjore që do të mundësonte vazhdimin e saj me punë.
Por, dilemat mbeten nëse gjykata vendimin e merr pas 12 gushtit, atëherë kur hyn në fuqi vendimin për shpërbërjen e Kuvendit. Në një situatë të tillë, nuk do të kishte mekanizma për miratimin e një ligji të tillë, me çka kriza do të rikthehej në fillimet e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe