PSP: Kuvendi duhet ta vazhdojë afatin prej 18 muajve që ti përfundojmë procedurat hetimore
Prokuroria speciale publike pret nga institucionet relevante, respektivisht nga Kuvendi, që ta shohin nevojën për ndryshim të Ligjit për PSP dhe ta zgjasin afatin prej 18 muajve për përfundimin e procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave kundër të dyshuarve, kanë thënë për Meta nga PSP, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre afati prej 18 muajve nuk korrespondon me mundësitë reale dhe hetimin objektiv të të gjithë përmbajtjeve të siguruara përmes përgjimeve të paligjshme.
„Kjo prokurori publike vazhdimisht bën me dije për mospërputhjen e afatit me mundësitë reale për hetim të tërësishëm dhe objektiv të të gjithë përmbajtjeve të cilat burojnë ose kanë të bëjnë me komunikimet e ndjekura në mënyrë të paligjshme dhe në këtë drejtim presim nga institucionet relevante ta shohin nevojën për ndryshim të rregullimit ligjor, që është në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë “, thuhet në përgjigjet e PSP.
Në pyetjen e Meta nëse pas dëgjimit të më tepër personave gjatë këtyre dy javëve, së shpejti mund të priten edhe akuzat e para për rastet të cilat i ka hapur PSP, nga atje kanë thënë se fillimisht duhet të përfundojnë të gjithë procedurat hetimore dhe të dëgjohen të gjithë dëshmitarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një i mitur nga Shkupi denoncohet për dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Agjencia dgjitale: Rreziqet e mosformimit dhe nevoja për mbrojtje kibernetike në RMV
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak