LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja këmbëngulë në kompetencën e saj mbi lëndën ”Fortesa”

PSP-ja këmbëngulë në kompetencën e saj mbi lëndën ”Fortesa”

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka reaguar ndaj vendimit të gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija, duke konsideruar se vendimi i saj është absurd, kur bëhet fjalë për kompetencën mbi lëndën ”Fortesa”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PSP-ja tashmë ka dorëzuar ankesën deri te Gjykata themelore Shkupi 1, pra kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i gjykatëses në fjalë. PSP-ja sqaron se ligjëvënësi i ka ndarë dhe dalluar dy kategoritë e përgjegjësive, e posaçërisht të PSP-së, ku përfshihen çështjet që dalin drejtpërdrejtë me përgjigjet, por edhe ato që ndërlidhen me përgjimet.


Ndër të akuzuarit e lëndës ”Fortesa” janë ish-ministrja e punëve të brenshme, Gordana Jankuloska dhe drejtoi i drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujoski. /Telegrafi/