LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja me dy punësime të reja

PSP-ja me dy punësime të reja

Prokuroria Speciale Publike vazhdon me punësime të reja. Efimija Çuçuruska dhe Andrijana Ristoska janë të punësuarat e reja në këtë institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Katica Janeva, për TV Alfa ka vërtetuar këto punësime dhe ka thënë se të dyjat janë punësuar me shpallje publike dhe sipas ligjit.

Ndërsa analistët përsëri kanë gjykuar ashpër këtë vendim të PSP-së. Ata presin që shteti t’i jap fund këtyre punësimeve dhe sipas tyre nepotizmi.

Më herët PSP-ja punësoi 34 persona, dhe në publik u përhapën informacione se ata janë të afrëm me prokurorët që punojnë në PSP./Telegrafi/