Psikologu Jung besonte se askush nuk mund ta shkatërrojë një djalë siç mund ta shkatërrojë një nënë
Sipas Carl Jungut, psikologjia e fëmijës mashkull është e thjeshtë: “Nëse nëna nuk ndien një lidhje emocionale me burrin e saj, ajo e kërkon atë te djali i saj”.
Psikologët shpesh thonë se rritja e një fëmije mashkull është procesi më i vështirë. Megjithatë, në botën e sotme është e vështirë të nxirrni në rrugë të drejtë si fëmijët meshkuj ashtu edhe femra – në mënyrë të barabartë.
Dhe sa i përket edukimit të fëmijëve meshkuj, Jung besonte se edukimi që nuk korrespondon me zhvillimin e duhur të fëmijës mund të çojë në formimin e të ashtuquajturit kompleks “burrë-fëmijë”.
Për shembull, nëse babai nuk i ofron mbështetje emocionale dhe vëmendje nënës, ajo mund të fillojë ta kërkojë atë te fëmija, duke krijuar kështu një lidhje më të thellë sesa duhet. Pra, një nënë mund të bëhet tepër e kujdesshme dhe të “ngufatë” djalin e saj me vëmendjen e saj, duke e lidhur me vete dhe duke e bërë të pamundur që ai të heqë qafe ndjenjat e varësisë prej saj.
Si fëmijë i një nëne kaq kompulsive, thjesht nuk mund të jetosh vetëm. Ajo do të korrigjojë vazhdimisht të gjitha gabimet tuaja dhe do të marrë të gjitha vendimet e rëndësishme të jetës për ju për sa kohë që ju e lejoni atë. Libri “Praktika Klinike Moderne” i Jung-ut thotë:
“Dhe këtu është një burrë që qëndron përballë jush, duke jetuar në të kaluarën dhe duke u përpjekur të shpëtojë nga kjo botë e ftohtë dhe mizore, të cilën ai nuk mund ta kuptojë. Nëna e tij është shpesh pranë tij, duke mos shfaqur shqetësimin më të vogël për faktin se djali i saj duhej të rritej si burrë dhe nuk bën asgjë për ta ndihmuar të rritet dhe të krijojë familjen e tij.
Ju jeni dëshmitar i një lloj konspiracioni midis një nëne dhe djalit dhe shihni se si të dy e ndihmojnë njëri-tjetrin të mashtrojnë jetën reale.
Ai bën vetëm një sërë përpjekjesh të vogla për t’u çliruar, sepse iniciativa dhe qëndrueshmëria e tij paralizohen nga kujtesa e fshehtë se paqen dhe lumturinë mund ta marrë vetëm nga nëna e tij… Djemtë e tyre nuk janë në gjendje të gjejnë lumturinë e vërtetë jashtë prehrit të nënës së tyre, sepse nënat i pengojnë në çdo mënyrë. Vetë kompleksi i nënës, kur shqyrtohet në detaje, është mjaft tronditës.
Disa meshkuj janë vërtet të paaftë për të arritur pjekurinë psikologjike për shkak të mungesës së babait dhe asaj që kanë nevojë për të. Por për një jetë të suksesshme dhe të pavarur, burra të tillë duhet të heqin qafe varësinë që nëna e tyre ndjen ndaj tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalja e dhëmbëve të parë të bebes
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Kylie Jenner siç duket grisi fustanin 'vintage' të Versaces që e pati në Golden Globes
Tetë aksesorë që do ta bëjnë veshjen tuaj të duket super luksoze këtë dimër
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025