LAJMI I FUNDIT:

Cilat simptoma pas lindjes mund të jenë të rrezikshme?

Cilat simptoma pas lindjes mund të jenë të rrezikshme?

Çdo shërim është i vështirë, por këto tetë gjëra duhet t’ju bëjnë të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj

Shumë simptoma të pakëndshme pas lindjes janë normale, por ka edhe nga ato që tregojnë probleme serioze shëndetësore.


Edhe pse disa gra e kalojnë më lehtë rikuperimin pas lindjes, të tjerat pohojnë se kjo fazë ishte më e keqe për to sesa vetë lindja.

Pritet që si trupi ashtu edhe mendja të kenë nevojë për kohë, ndaj është krejt normale të ndieni dhimbje, lodhje dhe ndryshime emocionale, transmeton Telegrafi.

Periudha e quajtur shpesh tremujori i katërt i jep hapësirë trupit dhe hormoneve që të kthehen në normalitet.

Megjithatë, mjekët theksojnë se, përveç simptomave të shumta të pakëndshme gjatë rikuperimit, ka edhe nga ato që mund të tregojnë probleme serioze shëndetësore që kërkojnë ekzaminimin e mjekut, madje edhe shtrimin në spital.

Gjinekologia Salena Zanotti ka treguar se cilat janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni:

▪ gjakderdhje e bollshme
▪ dhimbje barku të padurueshme ose ngërçe që nuk largohen
▪ dhimbje koke intensive
▪ kapsllëk që zgjat më shumë se disa ditë
▪ urinim i shpeshtë ose ndjesi djegieje
▪ dhimbje në këmbë
▪ dhimbje gjoksi ose probleme me frymëmarrjen
▪ një ndjenjë trishtimi ose pafuqie që nuk largohet.

/Telegrafi/