LAJMI I FUNDIT:

Psikologët klinik i reagojnë ministrit Zemaj për mos përfshirjen në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë

Psikologët klinik i reagojnë ministrit Zemaj për mos përfshirjen në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë

Asociacioni i Psikologëve të Kosovës shprehë shqetësimin e saj për mospërfshirjen e Specialistëve të Psikologjisë Klinike në konkursin e fundit për punësim, të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë

Këta të fundit, pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur përmes kërkesës së nënshkruar nga kryetari, Naim Telaku.


“Rrjedhimisht, APKO shprehë shqetësimin e saj, që me neglizhencën e vazhdueshme nga MSH, po dëmtohet profesioni i Specialistit të Psikologut Klinik, dhe njëkohësisht po neglizhohen nevojat e popullatës për shërbime të mirëfillta psikologjike në kujdesin ndaj shëndetit mendor të tyre.

Specialistët e Psikologjisë Klinike, në fillim të vitit 2017, kanë përfunduar shkollimin specialistik, i cili është realizuar në përputhje me të gjithë rregulloret dhe procedurat e Bordit për Shkollim Specialistik të Ministrisë se Shëndetësisë si dhe me dispozitat ligjore në fuqi.

Që atëherë, vazhdimisht janë parashtruar kërkesa në MSH për përfshirje në procesin e punësimit të specialistëve dhe shfrytëzimin e shërbimeve të Specialistit të Psikologjisë Klinike, brenda institucioneve publike shëndetësore. Kërkesat tona nuk janë përfillur dhe që nga atëherë, rreth 15 Specialistë Psikolog Klinik, qëndrojnë te pa përfshirë në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor në institucionet Shëndetësorë të SHSKUK-s.Bazuar në dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin për Shëndetësi, Nr. 24/L -125, neni 72 pika 7 e cila thotë: “Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor; specialistët e licencuar të cilët e kanë përfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri (3) viteve” dhe në konkursin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësim të specialistëve, nuk janë përfshirë Specialistët Psikolog Klinik.

Konsiderojmë që në institucionet e SHSKU-s ka nevoje për Specialist të Psikologjisë Klinike, ngase shumë institucione nuk janë të mbuluara me shërbimin e Psikologut Klinik, e ato që janë të mbuluara janë të pa mjaftueshme, gjersa nevojat për shërbimet e shëndetit mendor janë shumë të mëdha, posaçërisht në këtë periudhë të pandemisë Covid -19, ku shëndeti mendor i popullatës në përgjithësi është i rënduar.

I nderuar Ministër Zemaj, me sinqeritetin më të thellë, kërkojmë nga ju që të shqyrtoni kërkesën tonë dhe të keni parasysh edhe nevojat e pacientëve të SHSKUK-s për shërbime psikologjike, duke e mundësuar punësimin e Specialistit të Psikologut Klinik në Institucionet e SHSKUK-s, aty ku nevoja për këto shërbime është shumë e madhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori