PSG me shumë vështirësi eliminon Caenin, vendos goli i Kean

Ndeshja e 1/32 në Kupën e Francës mes PSG dhe Caen doli të jetë e fortë, ndërsa parisienët fituan 1-0.
Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin raste, por që gola nuk pati.
Me të filluar pjesa e dytë Moise Kean arriti të shënojë për 1-0.
I njëjtë kishte rast të mirë edhe pas disa minutash, por nuk ishte i saktë.
Julian Draxler po ashtu tentoi të shënojë, por as gjermani nuk ishte i saktë.
Më këtë fitore PSG kalon në raundin tjetër të Kupës së Francës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































