LAJMI I FUNDIT:

Pse vezët bio janë esenciale për zhvillimin e trurit te fëmijët?

Pse vezët bio janë esenciale për zhvillimin e trurit te fëmijët?

Mënyra e të ushqyerit është esenciale për zhvillimin e trurit te fëmijët dhe luan rol kyç në koncentrim dhe mësim.

Ushqime të caktuara siç janë vezët bio posedojnë përbërësit krucial për zhvillimin e hershëm të trurit te fëmijët.

Sipas një hulumtimi nga ekspertët amerikanë Sarah Cusick dhe Michael K. Georgieff publikuar në PubMed Central precizohet se tri vitet e para të fëmijës janë kritike për zhvillimin e trurit. Ata sugjerojnë se dështimi për të optimizuar trurin e fëmijëve gjatë kësaj periudhe mund të jetë rezultat i pasojave afatgjate në edukimin e tyre, potencialit të punës dhe shëndetit mendor kur të rriten.

Vezët Bio dhe Kolina si përbërës i saj

Sipas një hulumtimi nga Dr. Emma Derbyshire konstatohet se Kolina është kritike për zhvillimin e foshnjeve dhe funksionimin e trurit të tyre.

Një studim i publikuar në qendrën e publikimeve shkencore MDPI, sugjeron se njerëzit në SHBA arrijnë të marrin sasinë e duhur të Kolinës duke konsumuar vezët bio. Sipas po këtij studimi, një e verdhë e vezës përmban 125 miligram të Kolinës që është e barabartë me gjysmën e sasisë së kërkuar për fëmijët e moshës 4 deri në 8 vjeç.

Fëmijët mund të hanë vezët për mëngjes të ziera apo si omlet të fërguara me perime për drekë ose darkë.

Cilët janë vezët bio më të mira në tregun tonë? 

Në Kosovë veza bio që përmban Kolinë të mjaftueshme pasi trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë sasinë e duhur është pa dyshim veza bio REA-s.

Mjaftojnë 2 vezë REA-s bio “8 nga më të Mirat” për të marrë sasinë e nevojshme ditore të Kolinës e cila ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e trurit.

Veza bio REA-s “8 nga më të Mirat” përfaqëson ushqim të veçantë, të domosdoshëm dhe ndër të vetmet në tregun tonë që përmban vlerat e larta ushqyese ku përpos Kolinës, kjo vezë është e pasur me vitamin D, vitamin A, folate, hekur dhe zink.

Vezët bio REA-s “8 nga më të Mirat” i gjeni në rrjetet e marketeve në vendin tonë apo edhe në platformën online për porosi të ushqimeve me transport FALAS e që vjen në shtëpitë tuaja në mjete frigoriferike duke ruajtur freskinë – Begmart.com.

Artikull i sponzorizuar