LAJMI I FUNDIT:

Pse vendet e pasura të Evropës Perëndimore e pësuan më shumë nga coronavirusi, sesa ato vende nga Evropa Lindore?

Pse vendet e pasura të Evropës Perëndimore e pësuan më shumë nga coronavirusi, sesa ato vende nga Evropa Lindore?

Harta e përhapjes së epidemisë së coronavirusit në Evropë tregon qartë se vendet e pasura të Evropës Perëndimore e kanë pësuar më shumë sesa ato vende anëtare të BE-së që vijnë nga Evropa Lindore, kurse përshtypja e parë është reagimi i hershëm dhe vënia e masave kufizuese, shkruan The Guardian.

Madje vendet më të prekura në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë shkallën më të ulët të infeksionit dhe vdekjeve në një milionë njerëz sesa vendet e Evropës Perëndimore, e sipas disa treguesve, një gjë e tillë është shumë për t’u habitur, transmeton Telegrafi.


Për shembull, Sllovakia i ka vetëm 1.423 raste me COVID-19 dhe 25 tjerë që kanë humbur jetën. Austria fqinje, që shumë e konsiderojnë si të suksesshme në luftimin e coronavirusit, i ka 10 herë më shumë qytetarë të infektuar dhe 20 herë më shumë raste të vdekjeve.

Për këtë ka mundur të ndikojnë faktorë të ndryshëm në vende të ndryshme: jetëgjatësia e ulët, që do të thotë se një popullsi më e vogël e prekshme dhe më e vjetër, dendësia e ulët e popullsisë, trafiku ajror më i paktë me Kinën, shkalla e ulët e testimeve apo thjesht fati.

Parandalimit të përhapjes së coronavirusit i ka kontribuar edhe mbajtja e maskave mbrojtëse që në Çeki dhe Sllovaki kanë qenë të obliguara qysh në fillim të epidemisë, të cilat shumë më vonë filluan t’i aplikojnë edhe vendet tjera të Evropës.

Por, arsyeja kryesore duket të jetë vënia e hershme e masave të karantinimit dhe kufizimit të lëvizjes, nga ana e të gjitha vendeve të rajonit. Derisa në Britani të Madhe dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore, ngjarjet publike dhe tubimet lejoheshin edhe në javën e dytë dhe të tretë të marsit, në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, qeveritë e panë se çfarë po ndodhte në Itali dhe kështu menjëherë vënë masat kufizuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori