LAJMI I FUNDIT:

Pse VAR nuk kontrolloi kartonin e kuq të Vitor Roque kundër Alaves

Pse VAR nuk kontrolloi kartonin e kuq të Vitor Roque kundër Alaves

Vitor Roque ka shënuar edhe golin e dytë me fanellën e Barcelonës, megjithatë fundi nuk ishte i mirë për të pasi u përjashtua me karton të kuq.

VAR-i gjatë ndeshjes Alaves kundër Barcelonës nuk mundi të kontrollonte episodin e kartonit të kuq të Vitor Roque pasi atij iu dha një të verdhë të dytë, jo një të kuq direkt.

VAR-i nuk lejohet të kontrollojë asnjë episod që ka të bëjë me kartonët e verdhë. Pra, mund të fajësojmë vetëm gjyqtarin që në njëfarë mënyre e konsideroi këtë si një faull të brazilianit.


Është e qartë se Roque nuk është fajtor këtu. Nuk kishte pothuajse asnjë kontakt me Rafa Marin. Vitor Roque mori një të verdhë të dytë dhe u përjashtua në minutën e 72-të kundër Alaves.

Ndërkohë trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se do të apelojnë kartonin e kuq të sulmuesit brazilian.

Barcelona merr një fitore komode në udhëtim ndaj Alavesit
Lexo po ashtu Barcelona merr një fitore komode në udhëtim ndaj Alavesit

“Ne do të apelojmë kartonin e dytë të verdhë të Vitor Roque . Është e qartë se është një gabim, një tjetër gabim… largimi i tij është shumë i padrejtë,” tha Xavi pas ndeshjes.

Pas kësaj fitore Barcelona është në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, shtatë më pak se Real Madridi që zë vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

Serie A
Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

La Liga
Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

Premier League
Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Serie A
Kalo në kategori