LAJMI I FUNDIT:

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Trupat ushtarake britanike po patrullojnë me vigjilencë të shtuar në kufirin Kosovë-Serbi për të parandaluar futjen e armëve ilegale në Kosovë.

Kështu raportoi të shtunën agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”.

Ky patrullim vjen për shkak të shqetësimeve të shtuara se dy fqinjët mund të futen përsëri në një konflikt të hapur, pasi diçka e ngjashme ndodhi në shtator të këtij viti kur grupe kriminale të armatosura vranë një polic të Kosovës në Banjskë.

Ish-komandanti i FSK-së, Gjeneral Kadri Kastrati në një intervistë për RTV Dukagjinin ka treguar arsyet pse janë zgjedhur pikërisht forcat britanike për një detyrë kaq të rëndësishme.

“Dy kontingjente që kanë ardhur në Kosovë janë në forcat speciale britanike, rreth 200 pjesëtarë dhe një batalion komando i Turqisë që kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme me luftën kundër terrorizmit, sepse ata kanë vepruar dhe janë stërvitur për luftën kundër kurdëve në Turqi dhe Siri. Edhe britanikët janë të specializuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Kastrati.

Reuters: Britanikët po e ruajnë kufirin Kosovë-Serbi me ndërrime 18 orëshe
Lexo po ashtu Reuters: Britanikët po e ruajnë kufirin Kosovë-Serbi me ndërrime 18 orëshe

“Unë kam konsideratë për të gjitha forcat e NATO-s mirëpo britanikët, turqit, gjermanët e amerikanët janë të pazëvendësueshëm në këtë drejtim. Mos të flasim për shtete si Rumania apo të tjera që janë në Kosovë, ata mendoj që nuk janë përgatitur mjaftueshëm për t’u përballuar me rreziqet siç janë ato momentale në Kosovë”, ka shtuar Kastrati.

Kastrati thotë se kemi parë edhe patrullimet dhe ai mendon se britanikët janë ushtarët që më së miri do ta kryejnë punën e vet në kufi.

Nga ana tjetër ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se ekziston rreziku që në vend të ketë sulme terroriste si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por, sipas tij, nuk mund të ketë luftë klasike

Canaj ka thënë se Serbia nuk do të dëshirojë që të bjerë në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi.

“Jam shumë i sigurt që Serbia nuk do të dëshirojë që të bie në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi. Vuçiqi e di se do t’i kushtojë ajo. Mirëpo mund të ketë këso eskalime të vogla përmes grupimeve sikur që ndodhën në Banjskë, por luftë në kuptimin klasik nuk e besoj”, ka thënë Cana./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i kryeshefit të KRU

Arrestimi i kryeshefit të KRU "Gjakova", për çka po kërkohej Krasniqi nga INTERPOL-i

Drejtësi
Pas shkarkimit të Kryesuesit të Kuvendit, LVV e LDK në Prishtinë me ambicie për formimin e shumicës

Pas shkarkimit të Kryesuesit të Kuvendit, LVV e LDK në Prishtinë me ambicie për formimin e shumicës

Prishtina
Babë e bir që humbën jetën në Lushnjë, sot kishin nisur punën

Babë e bir që humbën jetën në Lushnjë, sot kishin nisur punën

Lajme
Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë

Lajme
“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

Elfije Boletini

"Rreziku për pushtimin e Kosovës" - si e alarmoi CIA Shtëpinë e Bardhë për trupat serbe në kufi me Kosovën, pas sulmit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori