Pse tërmeti i fuqishëm në Tajvan ngre shqetësime te gjigantët teknologjik?
Së fundmi, Tajvani është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, i konsideruar si tërmeti më i fuqishëm në rajon gjatë 25 viteve të fundit.
Ndërsa të gjithë shqetësohen për numrin e viktimave njerëzore të kësaj tragjedie dhe koston e rindërtimit të vendit, të tjerë shqetësohen edhe për dëmet serioze të kompanisë lidere në botë të çipave, TSMC, dhe se cili mund të jetë efekti i saj te klientë si Apple, MediaTek, AMD dhe Qualcomm.
Bëhet e ditur se TSMC ndodhet në anën e kundërt të ishullit nga ku ishte epiqendra e tërmetit, pozitë kjo e cila ia mundësoi asaj të shpëtojë pa pësuar dëme serioze.
Megjithatë, dridhjet janë ndjerë në zyrë dhe fabrikat e kompanisë, duke shkaktuar kështu tronditje te punëtorët të cilët më pas u evakuuan. TSMC më vonë i ktheu ata të sigurt në punë.
Edhe pse kompania nuk pësoi dëme serioze, ajo raportoi për disa dëmtime në pajisjet e saj për prodhimin e çipave.
“Një numër i vogël mjetesh u dëmtuan në objekte të caktuara, duke ndikuar pjesërisht në funksionimin e tyre. Megjithatë, nuk ka dëmtime në mjetet tona kritike” tha kompania.
Por, sipas analistëve, do të duhen javë të tëra që kompania të rikuperohet nga mbyllja që zgjati disa orë, shkaku i numrit të madh të çipave që kanë mbetur pa prodhuar gjatë asaj kohe. Ndikimi i përgjithshëm në kompani mund të jetë një ulje prej 60 milionë dollarësh në fitimet e tremujorit të dytë të vitit 2024.
Çfarë ndodh herën tjetër që një tjetër tërmet i madh godet Tajvanin?
“Unë besoj se është një kërcënim ekzistencial. Nëse prodhimi ndalon, kjo do të ishte shkatërruese”, tha David Bader nga Instituti për Shkencën e të Dhënave në Institutin e Teknologjisë në New Jersey, duke theksuar se TSMC është përgjegjëse për prodhimin e 90 për qind të çipave më të avancuar në botë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
LG pozitiv
Apple thyen edhe një rekord të ri me para!
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit