LAJMI I FUNDIT:

Pse shtëpitë e holandezëve nuk kanë perde

Pse shtëpitë e holandezëve nuk kanë perde

Për shumë vizitorë, teksa enden rrugëve mahnitëse të Amsterdamit apo qyteteve të tjera, një nga zbulimet më interesante është fakti se mund të shohin lehtësisht brenda shtëpive të tyre

Vendasit nuk i mbyllin perdet, nuk kanë grila ose në disa raste, nuk kanë perde fare.

Një sërë pyetjesh janë ngritur për këtë fenomen: Është një mentalitet për të thënë “Unë s’kam asgjë për të fshehur” apo për të thënë “Shiko çfarë kam unë?”. Apo të dyja?

Shpjegimi që përdoret më shpesh i referohet traditës fetare protestante të kalvinizmit, që këmbëngulte se qytetarët e ndershëm nuk kanë asgjë për të fshehur.

Megjithatë, dëshira për të treguar orenditë dhe mobiliet mund të jetë një tjetër shpjegim. Rritja e standardeve të jetesës me kalimin e kohës e kanë nxitur më tepër dëshirën për të shfaqur çfarë zotëron.

Të tjerë thonë se ky fenomen shpjegohet edhe nga mënyra si bëhej biznes në kohët e vjetra. Njerëzit linin perdet hapur për të treguar dhomat me mobilie, dekorime, vepra arti, si një mënyrë për t’u promovuar te tregtarët, shkruan Anabel.

Gjithashtu mendohet se tradita daton në 1950-n dhe ka filluar të ndryshojë. Hilje van der Horst dhe Jantine Messing, antropologë, hulumtuan këtë dukuri në vitin 2006 dhe vunë re se perdet e hapura ishin më të pranishme në komunitete ku njerëzit janë në kontakt dhe kanë një lloj raporti me njëri-tjetrin.

Një tjetër shpjegim është edhe kultura e vendasve, që duan të shohin çfarë ndodh përtej dritares. Ata pëlqejnë të shohin dritat, njerëzit që ecin, nxitimin e mëngjeseve etj. Ndërveprimi brenda-jashtë ndihmon në nxitjen e kulturës së hapur, për të cilën holandezët njihen.

Shënim: Protestantizëm – emërtim i përbashkët i disa besimeve të krishtera, që u shkëputën nga Kisha Katolike në shekullin XVI. Kalvinizëm – degë e protestantizmit që ndjek traditën teologjike të John Calvin, një nga teologët e epokës së Reformimit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori