Pse Real Madrid iu anulua penalltia pas duelit mes Vinicius Jr dhe Lamine Yamal – shpjegimi i momentit kontrovers në “El Clasico”

Një episod i diskutueshëm ndodhi që në fillim të ndeshjes El Clásico mes Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.
Në minutën e tretë, u duk se Real Madridi kishte fituar një penallti pasi Vinicius Jr u rrëzua brenda zonës pas një kontakti me Lamine Yamal.
Fillimisht, gjyqtari kryesor akordoi penallti, duke vlerësuar se lojtari i Barcelonës kishte ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj brazilianit.
It took just three minutes for our first bit of El Clásico drama 😮🌶️
A clash between Vini. Jr and Lamine Yamal saw Real Madrid awarded a penalty, but VAR interjected and the referee gave a foul to Barcelona 🤯 pic.twitter.com/GgzzmVNigJ
— Football (@WR_football_) October 26, 2025
Megjithatë, pas ndërhyrjes së ekipit të VAR-it, gjyqtari u kërkua të rishikonte rastin në monitor. Fillimisht u analizua një pozicion i mundshëm jashtë loje i Viniciusit para ndërhyrjes, i cili më pas u hodh poshtë.
Pas rishikimit të pamjeve nga kënde të ndryshme, gjyqtari konstatoi se Vinicius ishte ai që kishte goditur këmbën e Lamine Yamal, e jo e kundërta. Si pasojë, braziliani u rrëzua vetë pas kontaktit të shkaktuar nga goditja e tij.
Pas këtij verifikimi, vendimi fillestar për penallti u anulua, megjithëse për disa minuta Real Madridi mendohej se kishte fituar një avantazh të hershëm në ndeshje.
HOW IS THIS NOT A PENALTY!!!? pic.twitter.com/6swIUT6J2m
— 𝙇𝘽𝙕 (@losblancoszone) October 26, 2025
Ky moment shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale dhe studio sportive, duke e kthyer në një nga episodet më të përfolura të “El Clásico”-s së këtij edicioni. /Telegrafi/




















































