LAJMI I FUNDIT:

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Gjenerali izraelit Amir Avivi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës dhe kritikave në rritje për viktimat civile, veçanërisht fëmijët.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Top Channel, gjenerali Avivi tha se Izraeli është futur në këtë luftë pas sulmit të paprovokuar të 7 tetorit, që sipas tij, ishte një masakër e kryer nga Hamasi.

“Së pari të mos harrojmë, ne u sulmuam në mënyrë të paprovokuar nga një organizatë terroriste që masakroi 12 persona, u preu kokën fëmijëve, përdhunoi gratë. Izraeli hyri në luftë për t’u vetëmbrojtur, për të çrrënjosur këtë organizatë terroriste”, tha Avivi.


Ndërkohë, Duma kujtoi traditën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që nuk dorëzuan asnjë hebre nazistëve, duke theksuar ndjeshmërinë e shqiptarëve ndaj çështjeve humanitare.

Ajo përmendi edhe protestat e fundit në Shqipëri kundër masakrave ndaj civilëve në Gaza, duke e pyetur gjeneralin nëse kjo situatë mund të ndalohej.

Gjenerali izraelit theksoi se Izraeli po vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se nuk ka qëllim të vrasë civilë.

“Nuk mund të biem pre e propagandës së Hamasit. Para sulmeve, ne u bëmë thirrje qytetarëve palestinezë që të shpërnguleshin për të shpëtuar. Ne luftojmë terroristët, jo fëmijët dhe gratë”, deklaroi Avivi.

Ai gjithashtu akuzoi Iranin për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmet ndaj Izraelit dhe e quajti të rremë propagandën që qarkullon për goditjen e spitaleve apo viktimat civile në Gaza.

“Lufta është mjaft e ndërlikuar. Irani po na godet. Ne jemi të fokusuar te terroristët, jo te qytetarët”, shtoi gjenerali.

Situata në Rripin e Gazës vazhdon të jetë e tensionuar, me një numër të madh viktimash civile, ndërsa kritikat ndërkombëtare për operacionet ushtarake izraelite po shtohen dita-ditës.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident në Prishtinë – rrokulliset vetura

Aksident në Prishtinë – rrokulliset vetura

Kronika e Zezë
Vapa afrikane godet Kosovën – temperaturat mbi normalen, rrezik për shëndetin dhe mjedisin

Vapa afrikane godet Kosovën – temperaturat mbi normalen, rrezik për shëndetin dhe mjedisin

Lajme
Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh për komunitetin

Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh për komunitetin

Lajme
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

Lajme
Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Lajme
Kalo në kategori