Nga Kuashik Basu
Nju Jork – Xhair Bolsonaro, kandidati kryesor për presidencën braziliane, është një hiper-nacionalist i të djathtës ekstreme. Fakti që ai do të jetë në krye të një vendit të madh, midis shumë udhëheqësve globalë aktualë – duke përfshirë udhëheqësit e disa prej demokracive më të mëdha botërore – duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Kjo na detyron të shqyrtojmë pyetjen:Pse po lëkundet demokracia? Ne gjendemi në një pikë kthese historike. Progresi i shpejtë teknologjik, veçanërisht rritja e teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale, po e transformon mënyrën se si funksionojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona.
Teksa teknologji të tilla, na kanë kanë sjellë përfitime të rëndësishme, ato gjithashtu kanë ngritur sfida serioze – dhe kanë lënë shumë segmente të popullsisë të brishta, të shqetësuara dhe të zemëruara. Një pasojë e progresit të fundit teknologjik, ka qenë një rënie në peshën relative të pagave në raport me PBB.
Ndërsa një numër relativisht i vogël njerëzish, kanë pretenduar një pjesë në rritje nga “torta” e madhe, në formën e qerave dhe fitimeve, rritja e pabarazisë së pasurisë dhe të ardhurave, ka nxitur zhgënjimin e gjerë me sistemet ekzistuese ekonomike dhe politike.
Kanë ikur ditët, kur mund të mbështeteshe tek një punë e qëndrueshme në fabrikë, për të paguar faturat për një kohë të pacaktuar. Me makineritë që marrin përsipër volume të larta të prodhimit, kompanitë po kërkojnë gjithnjë e më shumë punëtorë me aftësi të larta, në fusha që shkojnë nga shkenca tek arti.
Ky ndryshim në kërkesën e aftësive, po nxit frustrimin në mesin e punëtorëve. Imagjinoni t’iu thuhet pas një jete të tërë stërvitjeje për të vënë muskuj, se rregullat kanë ndryshuar dhe se medalja e artë nuk do të jepet për mundjen, por për shahun.
Kjo do të shkaktonte zemërim, dhe një ndjesi padrejtësie. Problemi është se askush nuk e bën këtë me qëllim; ndryshime të tilla janë rezultat i ndryshimeve natyrale në teknologji. Natyra shpesh është e padrejtë. Problemi për korrigjimin e padrejtësisë, qëndron pikërisht tek ne.
Këto zhvillime, kanë kontribuar në rritjen e pabarazive në arsim dhe mundësi. Një sfond më i pasur, ka përmirësuar më shumë gjasat e një studenti për të marrë një arsimim të lartë, dhe rrjedhimisht për t’u angazhuar në punë më të paguara.
Ndërsa vlera e aftësive mekanike në tregun e punës bie, dhe pabarazia e të ardhurave rritet, ky ndryshim ka gjasa të bëhet gjithnjë e më i theksuar. Nëse nuk transformojmë sistemet arsimore, për të siguruar qasje më të barabartë në shkollimin cilësor, pabarazia do të bëhet gjithnjë e më e rrënjosur.
Ndjenja në rritje e padrejtësisë që shoqëron këto zhvillime, e ka dëmtuar “legjitimitetin demokratik”, sikurse e thekson edhe Pol Taker në librin e tij “Pushteti i pazgjedhur”. Në ekonominë tonë të globalizuar dhe thellësisht të ndërlidhur, politikat e një vendi, si barrierat tregtare, normat e interesit, apo zgjerimi monetar, mund të kenë efekte që përhapen gjerësisht. Për shembull, meksikanët nuk duhet të shqetësohen vetëm për atë se kush e zgjedh presidentin; ata gjithashtu duhet të shqetësohen edhe se kush zgjidhet president në Shtetet e Bashkuara – një rezultat mbi të cilin ata nuk kanë asnjë rol.
Në këtë kuptim, globalizimi natyrshëm çon në erozionin e demokracisë. Nën këtë sfond, transformimi i vazhdueshëm i politikës, nuk duhet të cilësohet si i habitshëm. Frustrimi i segmenteve të mëdha të popullsisë, ka krijuar një terren pjellor për tribalizmin, të cilin politikanët si Trump dhe Bolsonaro e kanë shfrytëzuar me bollëk.
Ekonomia tradicionale, është e bazuar në supozimin se qeniet njerëzore janë të motivuara nga preferencat e dhëna – ato që ekonomistët i quajnë “funksione të shërbimeve”. Megjithëse peshat relative mund të ndryshojnë, të gjithë individët dëshirojnë më shumë ushqime, rroba, strehim, pushime dhe përvoja të tjera.
Ajo që ky nuk arrin të llogarisë interpretimin, janë “objektivat e krijuara”, të cilat lindin kur lëvizim gjatë jetës. Ju nuk jeni të lindur me një mekanizëm thelbësor për të gjuajtur topin direkt në portë. Por sapo futeni në fushë, fiksoheni pas tij. Ju nuk e bëni këtë për të marrë më shumë ushqim, rroba apo shtëpi. Ai bëhet një burim gëzimi në vetvete. Është një objektiv i krijuar.
Edhe të bërit një tifoz futbolli është diçka e ngjashme. Askush nuk është në thelb i përkushtuar ndaj Realit të Madridit. Por, përmes familjes, gjeografisë ose përvojës, dikush mund të bëhet thellësisht i lidhur me një ekip të veçantë sportiv, deri në atë pikë sa të shndërrohet në një lloj identiteti fisnor.
Një tifoz do të mbështesë lojtarët, jo për shkak të mënyrës se si ata luajnë, por për shkak të ekipit që ata përfaqësojnë. Është kjo dinamikë që po nxit sot tribalizmin në politikë. Shumë njerëz që mbështesin Trumpin ose Bolsonaron nuk e bëjnë këtë, për shkak të asaj që japin Trump ose Bolsonaro, por më tepër për shkak të identitetit të tyre tribal.
Ata kanë krijuar objektiva, që lidhen me të qenit pjesë e “Ekipit Trump” ose e “Ekipit Bolsonaro”. Kjo e dëmton demokracinë, duke u dhënë liderëve politikë një licencë, të cilën ata nuk e kishin më parë. Ata mund të bëjnë atë që duan, pa u kufizuar nga vullneti i popullit. Nuk është menjëherë e qartë se si mund t’i korrigjojmë këto probleme, të mbrojmë të prekurit dhe të rivendosim legjitimitetin demokratik.
Ajo që është e qartë, është se biznesi si zakonisht, nuk do ta zvogëlojë atë. Revolucioni Industrial – një tjetër pikë kthese e madhe për njerëzimin – solli ndryshime masive tek rregulloret dhe ligjet, nga Aktet e ndryshme të Fabrikave në Mbretërinë e Bashkuar, tek zbatimi i tatimit mbi të ardhurat në vitin 1842.
Solli ndërkohë edhe lindjen e ekonomisë moderne, me pionerë të mëdhenj në këtë fushë si Adam Smith, Agustin Kurno, dhe Xhon Stjuart Mill. Por ne jemi në një pikë historike, ku tema e ekonomisë politike meriton një rishikim. Dinosauri, nuk kishte kapacitet për t’u vetë-analizuar, ndaj u zhduk rreth 65 milionë vjet më parë.
Ne gjithashtu rrezikohemi nga një kolapsi i civilizimit tonë. Por, fatmirësisht jemi speciet e para me aftësi për vetë-analizë. Këtu qëndron shpresa, që pavarësisht nga trazirat dhe konfliktet që shohim rreth nesh, në fund do të shmangim “rrezikun e dinosaurëve”, dhe do të tërheqim veten nga buza e humnerës.
Shënim: Kaushik Basu, është ish-kryeekonomist i Bankës Botërore, profesor i ekonomisë në Universitetin Kornell, dhe bashkëpunëtor në Institutin Brookings.
Project Syndicate – Bota.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën