I akuzuari për rastin e vrasjes në lokalin “BonVivant” Andi Pajaziti ka dhënë mbrojtjen lidhur me akuzat që prokuroria i vë në barrë.
Pajaziti akuzohet se ka kryer vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore, ku ka mbetur i vrarë një person më 04.08.2023.
Andi Pajaziti tha se atë ditë ishte zgjuar në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk kishte dalë nga shtëpia deri në ora 21:00 të mbrëmjes, kur kishte dalë për të ngrënë bukë dhe kishte shkuar në lagjen Vranjevc për të shikuar disa vetura për t’i blerë.
Me t’u kthyer nga kjo lagje, të njëjtit ishin ndalur për të pirë në lokalin “BonVivant”, pasi që kishte kolonë të madhe rrugës ka “Qafa”.
I njëjti tha se ai së bashku me tre persona të tjerë kishin hyrë në lokal ku një kamarier ju kishte thënë “pritni në këmbë deri të bëhet një vend për t’u ulur”.
Tutje, Pajaziti tha se Dukagjin Lekaj e kishte ftuar për t’u ulur në tavolinë për të pirë, por që sipas Pajazitit rruga deri te tavolina ishte shoqëruar me një sjellje të cilën e kishte kuptuar pasi kishte ndodhur rasti.
Sipas Pajazitit, Dukagjin Lekaj e kishte prekur në pjesët e poshtme të shpinës për të shikuar nësë kishte armë me vete, por ky tha se armën e kishte në pjesën e përparme të trupit.
“Na ka thënë a doni me pritë pak në këmbë deri t’ua gjej një tavolinë se ka shumë kallabllak. Duke pritë në këmbë për një çast më afrohet Dukagjin Lekaj dhe përshëndetemi dhe më thotë hajde te tavolina jem pije një pije se kam me të vet diçka. Unë pranova pasi që të njëjtin e njoh diku rreth 10 vite dhe nuk kam pasë diçka të keqe asnjëherë me të dhe shtoj se mendova që është duke më thirre për një veturë që më pati ofruar me ma shitë dy ditë përpara. Dhe pasi që shkojmë në tavolinë, te tavolina e tij, rrugës Dukagjini më prekte nëpër kuka, por në atë moment mua nuk më bëri përshtypje pse po më prekë. Por pasi që ka ndodhur ngjarja, duke e analizuar rashë në përfundim se ai më ka prekë me këqyrë a e kam armën apo jo me vete. Unë armën e kisha përpara e ai s’ka mujt me vërejt a e kisha armën apo jo”, deklaroi Pajaziti në gjykatë më 24.01.2025.
Tutje, i njëjti ka treguar se e tërë ngjarja kishte filluar me bisedë miqësore por më pas kishte ardhur një fjali “Pse po bahesh mangup”.
“Pasi që ulemi në tavolinë me Dukagjinin, në anën e majtë dhe një tjetër afër tij ulë, dhe një person tjetër përballë në anën e djathtë, afrohet Dukagjini tek unë dhe fillojmë të bisedojmë. Së pari, pyetemi për familjen e njëri-tjetrit dhe si po ecin punët në përgjithësi. Në atë moment afrohet sigurimi Hyseni Geci dhe më pyet se a është gjithçka në rregull, unë i thashë që gjithçka në rregull t’u mendu që po më vet se a u rahatut në tavolinë. Dhe kthehet me shikim nga Dukagjini dhe u çudita me heshtjen e tij dhe shikimin e tij ndaj meje” , tha tutje Pajaziti.
Në gjykatore Pajaziti tha se personi me emrin Hisni Geci e kishte mbajtur armën e personit me dorë me qëllim për mos të shtënë, por që më pas Pajaziti tha se ka ndjerë një goditje të fortë në kokë dhe ka menduar që kjo goditje është nga arma.
“Çu dajë se të vrajtën” – ishin fjalët që Pajaziti tha se i ka dëgjuar nga dikush pasi kishte ndjerë goditjet e forta në kokë.
Pajaziti tha se pas kësaj nuk kishte mbajtur mend asgjë, përpos disa sirena të policisë.
“Në atë moment më afrohet Dukagjini te veshi, e më thotë ‘pse po bohesh mangup’, unë u shtanga dhe u frikësova pasi që nuk e pritja një fjalë të tillë prej tij, e dëgjova shumë mirë se çka më tha. Por u bona kishte s’po e ni dhe i thashë ‘çka po thu se nuk po të nij’, mendova se nuk do ta përsëris atë fjalë. Ai më tha ‘ti më nite shumë mirë, po pse po bahesh mangup, a e din që unë ta bëj kështu-kështu’ dhe e nxjerri armën që e kishte pasë në mes të këmbëve. Dhe unë i thashë mos u gut, dhe në atë moment hyn sigurimi Hisni Geci, i cili dorën e djathtë ia qet Dukagjinit në dorën ku e mbante armën me parandalu që me gjuajtë në drejtim temin. Dhe dorën e majtë e qet prapa shpinës tem, në atë moment, mendova që mënyra ma e mirë e mundshme është që të largohem nga aty. Jam ndjerë shumë i frikësuar kur ia pashë armën, por largimi im nga aty u pamundësua nga dora e Hysit që e kisha mbrapa shpinës dhe ishte punë momenti.
Në ato momente, e kam dëgju një dhimbje të fortë në kokë, e cila më ka tronditë dhe kam mendu që kjo goditje më ka ardhë nga arma e zjarrit dhe pas kësaj goditje më ka hupë çdo ndjenjë rreth këtij rasti. Dhe nuk mbaj mend shumë gjëra përveçse disa sekuenca të shkurta, ku në njërën prej tyre më kujtohet Gëzimi t’u më thanë ‘çu dajë se të vrajtën’. Dhe më kujtohet disa alarma të policisë. Dhe mbaj mend vetëm disa tesha të bardha, asgjë më shumë”, rrëfeu Pajaziti.
Si ishte kryer vrasja sipas Prokurorisë?
Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti kishte ndodhur më 04.08.2023 rreth orës 23:15, ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri, i cili gjendet në arrati, Dukagjin Likaj, bashkë më tani të ndjerin K.R.
Dosja përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin Andi Pajaziti të ulet te tavolina e tyre.
Pas tensionimit të situatës, sipas Prokurorisë, ishte sigurimi Hisni Gecaj ai që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur.
Dosja e Prokurorisë përshkruan se tashmë i ndjeri K.R. e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë të akuzuarin Pajaziti.
Pas këtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerrë armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, siç përshkruhet në aktakuzë “pa fajin e tij, pa menduar për pasojat”, shtie më armë zjarri me ç’rast e godet tashmë të ndjerin K.R.
Sipas dosjes së Prokurorisë, armën e kishte nxjerrë edhe Dukagjin Likaj, gjatë kësaj kohe ia kishte mbajtur dorën sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar në drejtim të të akuzuarit Pajaziti.
Dosja thotë se Dukagjin Likaj ka shtënë me armë në drejtim të të pandehurit Pajaziti me ç’rast e “ka lënduar në bërrylin e dorës së majtë” dhe si të tilla bëjnë pjesë në lëndime të rënda trupore me pasoja të përhershme shëndetësore.
Vdekja e K.R., sipas Prokurorisë, ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme e cila ka çuar në shok hemorragjik, si pasojë e predhës së armës së zjarrit.
Arma e cila është përdorur, sipas Prokurorisë, është tip “Smith” e kalibrit 9mm.
Për këtë, i akuzuari përveç kryerjes së vrasjes, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit më 07.08.2023, së bashku me të dyshuarit, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.
Por Gecaj dhe Zakuti ishin liruar nga kjo masë pas kërkesës së Prokurorisë.
Sipas Prokurorisë në këtë rast në rrezik ishin jetët edhe të personave të tjerë të cilët kishin pësuar lëndime trupore nga predhat e armëve të zjarrit.
Të plagosur të tjerë kishin mbetur edhe Andi Pajaziti e Hisni Gecaj ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte K.R., i cili kishte vdekur në QKUK.
13 persona sipas Prokurorisë ishin lënduar nga gotat e thyera të qelqit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë