LAJMI I FUNDIT:

Pse po bie Gjirokastra…?! (Video)

Pse po bie Gjirokastra…?! (Video)

Kanë kaluar 10 vite qëkur u shkatërrua një pallat në Gjirokastër. Numri i viktimave ishte tre, mes të cilëve një fëmijë. Që nga ai vit, mjaft paralajmërime janë bërë për ndërtesat e godinat që mund të kenë fatin e njëjtë. Por, gjithçka është harruar.

Qyteti muze i Gjirokastrës po përjeton një nga momentet më të vështira të tij. Rrëshqitjet, erozionin, kaosin, frikën…


A është kjo historia e një kronike të paralajmëruar?

A është ky një fenomen i izoluar dhe çfarë do të ndodhë me shtëpitë e vjetra, monumentet kulturore, historitë, kalanë…

Paralajmërime për dëmtimin e Kalasë historike të Gjirokastrës kanë bërë italianët para 12 vitesh. Paralajmërime të tilla janë bërë dy vite më parë. Në fakt, janë 12 studime që paraqesin problematikën e Kalasë. Por, gjithçka ka hasur në vesh të shurdhër.

Për më shumë, shikojeni dokumentarin e gazetarit Marin Mema. /Top Channel/