LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet konsumuar shpesh çaji i sherbelës?

Pse nuk duhet konsumuar shpesh çaji i sherbelës?

Sherbela është jashtëzakonisht e shëndetshme, por vetëm nëse përdoret siç përshkruhet

Gjethet e sherbelës janë plot me antioksidantë që kanë veti antiinflamatore dhe ndihmojnë në mbrojtjen kundër radikaleve të lira, transmeton Telegrafi.


Përveç kësaj, sherbela ka veti antimikrobike, prandaj njerëzit e kanë përdorur atë si një bimë dezinfektuese.

Një lugë çaji sherbelë e bluar përmban 10 për qind të vlerës ditore të vitaminës K, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe kundër mpiksjes së gjakut.

Gjithashtu, kjo bimë ka lëndë ushqyese të shumta si magnez dhe vitaminë A.

Megjithatë, duke qenë se sherbela përmban thujone, një përbërës që është toksik në sasi të mëdha, çaji  nuk duhet pirë çdo ditë.

Këshillohet që gratë shtatzënë dhe që ushqejnë fëmijët me gji duhet të evitojnë ekstratin e sherbelës.

Si ta konsumoni siç duhet çajin e sherbelës?

Për përgatitjen e çajit rekomandohet të shtoni dy lugë çaji sherebelë në 300 ml ujë të vluar dhe të lini të qëndrojë për 15 minuta.

Edhe pse është i hidhur, çaji i sherebelës duhet pirë kur është i nxehtë, sepse bën mrekulli kundër dhimbjeve të fytit dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

Përdorimi i kësaj kure nuk duhet shoqëruar me ushqim apo pije të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori