LAJMI I FUNDIT:

Pse ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë?

Mendjemadhësia është virtyt i askushave! Modestia qëndron tek njerëzit e mëdhenj, kurse mendjemadhësia dhe injoranca tek askushat.

Mendjemadhësia është virtyt i të paditurve. Kështu mendoj unë se e lidhin disa mendjemadhësinë me krenarinë… Krenaria me punë është një virtyt. Krenaria vetëm me fjalë nuk është asgjë tjetër vetëm se një ves. Krenaria sigurisht që ka rolin e saj lartësues në personalitetin, por pa kaluar në ekstrem se kthehet në një mbivlerësim dhe egoizëm patologjik dhe duhet frenuar patjetër se mund ketë pasoja shkatërruese…

Pse duhet të ndjehemi krenar që jemi shqiptarë?

Unë ndihem krenar që jam shqiptar por ka patur raste që të them të drejtën me bëmat dhe veprat e shqiptarëve jam ndier keq….

Duhet të ndihem krenar që jam shqiptarë kur shoh shumë shqiptarë të fshehin kombësinë e tyre?

Duhet të ndihem krenar kur shoh shqiptarët të vriten midis tyre edhe pse janë në mërgim, sepse në Shqipëri dhe Kosovë vrasjet janë në modë pasi përditë ndodhin vrasje!?

Duhet të ndihem krenar kur shoqëria ime e huaj kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Shqipërinë dhe jam ndier keq në ato momente pasi e kam përshkruar Shqipërinë me fjalët më pozitive dhe në të vërtetë realiteti është ndryshe?

Duhet të ndihem krenar me realitetin e sotëm shqiptar?

Duhet të ndihem krenar me shtetin, qeverinë dhe partitë politike shqiptare?

Duhet të ndihem krenar me drejtësinë shqiptare?

Duhet të ndihem krenar me ekonominë shqiptare? Kësaj i thonë krenari plot e barku bosh….

Duhet të ndihem krenar për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja?

Duhet të ndihem krenar për fëmijët shqiptarë që trafikohen jashtë për organet e tyre?

Duhet të ndihem krenar për pasaportën shqiptare të cilën sapo e shohin autoritetet e huaja të shohin me përçmim?

Që të mos ketë ndonjë keqkuptim këtu personalisht asnjëherë e në asnjë vend nuk e kam mohuar apo fshehur që jam shqiptar, por përkundrazi jam krenuar që jam shqiptar…!

Jam krenar me historinë e Shqipërisë, me bukurinë shqiptare, me lumenjtë, fushat dhe malet e saj, por jo me realitetin e saj. Zoti na dhuroi një pozitë gjeografike të favorshme, por që ne nuk e shfrytëzojmë siç duhet!

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori