LAJMI I FUNDIT:

Pse NATO zgjodhi Shqipërinë për bazën e saj të vetme në Ballkanin Perëndimor, flet ish-ministri i Brendshëm shqiptar

Pse NATO zgjodhi Shqipërinë për bazën e saj të vetme në Ballkanin Perëndimor, flet ish-ministri i Brendshëm shqiptar

“Një bazë me vlerë simbolike, të rëndësishme gjeopolitike apo edhe historike.” Kështu e komentoi ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj inaugurimin e bazës ushtarake të Kuçovës ditën e sotme.

Ish-ministri shpjegoi po ashtu, se përse sipas mendimit të tij, u zgjodh Shqipëria për vendosjen e një baze të tillë të NATO-s.


“Nga gjashtë vendet e atij që ne quajmë Ballkani Perëndimor, edhe po të përpiqeshe ta bëjë ndryshe, nuk mund të gjeje një vend më të përshtatshëm. Nga na gjeografike, politike. Shqipëria është një vend i stabilizuar. Kemi kontribuar prej vitesh në NATO. Vendet e tjera janë ende vende pastabilizuara, në kuptimin e parametrave që kërkon NATO, për të ndërtuar një bazë.”

Sipas ish-ministrit, Shqipëria ishte një zgjidhje e pashmangshme qoftë edhe për konsistencën që ka treguar sa i përket gatishmërisë për të treguar se është një partner i qëndrueshëm i Aleancës së Atlantikut verior.

Sander Lleshaj, arkiv

Por a do të ketë përfitime ekonomike zona ku ndodhet baza? Lleshaj thotë që impakti do të jetë pozitiv për banorët e zonës. Dhe, ish-ministri beson se do të ketë vijueshmëri me projekte të ardhshme.

“Ardhja është, një shenjë e mirë. Një lloj fare që besoj se do të ketë një vijueshmëri. E rëndësishme është të bëhet një adresë e NATO, ku do të ulen avionë, do të vijnë njerëz. E rëndësishme është të jesh në hartë. Jam optimist se kjo do të vijojë jo vetëm në aspektin ajror, por edhe detar.”

Baza e Kuçovës është përkthyer nga shumëkush edhe si një mesazh i qartë i dërguar në drejtim të Rusisë, e cila ka Serbinë, si satelitin e saj në Ballkan, në një kohë kur situata në kufi me Kosovën ka qenë e tensionuar.

“Që nga viti 2014, po ndodh diçka shumë e madhe. Shënoi momentin kur një shtet i madh, sulmoi ushtarakisht një shtet tjetër. NATO nuk mund të rrijë indiferente. Ka vende të tjera, përpos Ukrainës, që ndihen të rrezikuara,” shtoi Sandër Lleshaj./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori