LAJMI I FUNDIT:

Pse Mbretëresha e Anglisë nuk ka pasaportë, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Pse Mbretëresha e Anglisë nuk ka pasaportë, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në Hënë, mbante me vete një copë druri nga avioni “Wright Flyer” që në vitin 1903, kreu fluturimin e parë të njeriut, me një objekt më të rëndë sesa ajri.

Kur takoi yllin brazialian të futbollit Pele, presidenti amerikan Ronald Regan tha: ”Emri im është Ronald Reagan, unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju nuk keni nevojë të prezantoheni, sepse të gjithë e dinë se kush është Pele!”.

Serali i mirënjohur “MTV’s 16 and pregnant” në SHBA, ndikoi në pak vite në rënien e ndjeshme të shtatzënive në mesin e adoleshenteve.


Një “cigare më e sigurtë” (Projekti XA), u zhvillua në vitet 1970. Por kompanitë e duhanit, i bënë presion shpikësit ta fshihte shpikjen e tij, pasi kjo nënkuptonte se cigaret e tyre ishin të pasigurta.

Vite më parë, mundësi i njohur amerikan Hulk Hogan, humbi një telefonatë nga agjenti i tij, për t’u shfaqur në reklamën e një zgare shtëpie për pjekjen e mishrave. Ai ia dha atë mundësi boksierit Xhorxh Foreman, i cili ishte edhe klienti i tij. Foreman fitoi rreth 500 milionë dollarë nga ajo fushatë marketingu.

I vetmi person që votoi kundër shkuarjes në luftë me Japoninë, ishte gjithashtu kongresmenia e parë grua. Ajo votoi gjithashtu kundër hyrjes së SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore.

Në vitin 2009, e përditshmja britaike “The Sun” sulmoi kryeministrin Gordon Braun, për shqiptimin e gabuar të emrit të një ushtari britanik të vrarë në Afganistan. Në fakt, as vetë gazeta nuk ia citoi emrin si duhet.

Shkencëtari i famshëm Nikola Tesla pinte uiski çdo ditë, pasi mendonte se kjo do ta bënte atë të jetonte deri në 150 vjeç.

Edhe pse një vend prej kohësh neutral, Zvicra ka mbi 3.000 pika për të penguar hyrjen e pushtuesve, me ura të rrëmë që shemben, dhe me arileri të fshehura në një rrjet sekret tunelesh.

Enco Ferrari i tha njëherë një burri: Ju mund të jeni në gjendje të ngisni një traktor, por s’do të jeni kurrë në gjendje të drejtoni si duhet një Ferrari”. Burri u inatos aq shumë, sa që u zotua të krijojë makinën e përsosur. Emri i tij ishte Ferruço Lamborxhini.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta, nuk mban pasaportë. Për shkak se të gjitha pasaportat britanike lëshohen në emrin e saj, ajo vetë nuk ka nevojë për një të tillë. Kudo që shkon ajo, mjafton të thotë thjesht që është mbretëresha.

Aktori amerikan Vin Dizel i dërgoi Stiven Spielbergut një video të filmit të tij të shkurtër, shoqëruar me një letër që shprehte admirim për regjizorin e njohur. Më pas, Spielberg, shkroi enkas për të një rol në filmin e mirënjohur “Shpëtoni ushtarin Rajan”.

Njëra nga teoritë se pse gudulisemi, është se ajo shërben si një mekanizëm për zhvillimin e aftësitë për t’u përleshur fizikisht. Më shpesh kjo praktikohet nga prindërit tek fëmija, pasi gudulisja aktivizon zonat e ndjeshme në trup, të cilat zhvillojnë një reagim mbrojtës duke prodhuar të qeshura, të cilat e inkurajojnë ‘agresorin’ të vazhdojë.

Mbi 800 njerëz u përpoqën me saktësi të gjenin peshën e një kau në një panair në vitin 1906. Edhe pse asnjë prej tyre nuk gjeti peshën e saktë, mesatarja e të gjitha supozimeve ishte 0.8 për qind pranë peshës së vërtetë të kaut.

Fluturimi i parë i Vëllezërve Rajt në vitin 1903, nuk u prit me ndonjë entuziazëm nga publiku, Lajmi u zbeh shumë shpejt. Vëllerëzit u tallën dhe u shpërfillën, deri në një demonstrim të dytë në Francë gati 5 vjet më vonë.

Dhëmbët famëkeqë prej druri të Xhorxh Uashingtonit, ishin në fakt dhëmbë njeriu të marrë nga skllevërit.

Në vitin 1957, një pacient i sëmurë me kancer në grahmat e fundit, iu dha një ilaç i pavlerë, që bëri që tumoret e tij të “shkriheshin si topa bore mbi një sobë të nxehtë”. Kur ai zbuloi se ai ilaç ishte dëshmtuar i paefetkshëm, tumori u kthye. Ai iu dha një version tjetër për ti provokur një tjetër ‘placebo’ dhe sëmundja u zhduk. Pasi mësoi të vërtetën, ai vdiq shumë shpejt nga kanceri. /bota.al/