LAJMI I FUNDIT:

“Pse keni frikë nga Navalny?”, pyetja që iu drejtua Putinit jashtë rezidencës në Gjenevë

“Pse keni frikë nga Navalny?”, pyetja që iu drejtua Putinit jashtë rezidencës në Gjenevë

Një nga korrespodentët e Gjenevës në samit arrit të bëjë një pyetje me tonalitet të lartë, kur presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus u përshëndetën para pallatit Villa La Grange.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Jennifer Jacobs nga Bloomberg ngriti një nga çështjet që presidenti Biden pritet të sjellë gjatë bisedimeve: burgosjen e politikanit të opozitës Alexei Navalny menjëherë pasi u kthye nga Gjermania, pasi ishte trajtuar atje kur u helmua me agjentin nervor, Novichok.


Biden dhe Putin tashmë gjenden brenda rezidencës Villa La Grange në Gjenevë, dhe në prani të medieve të dy kanë bërë disa komente të shkurtra.

“Siç thashë edhe jashtë, mendoj se është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”, tha presidenti amerikan Biden.

Në anën tjetër, derisa qëndronte përballë homologut të tij Putin tha se shpresonte që “takimi i tyre do të jetë produktiv”. /Telegrafi/