LAJMI I FUNDIT:

“Pse jeni të obsesionuar pas një zgjidhje me dy shtete”, ambasadorja izraelite në Britani reagon me nervozizëm gjatë intervistës

“Pse jeni të obsesionuar pas një zgjidhje me dy shtete”, ambasadorja izraelite në Britani reagon me nervozizëm gjatë intervistës

Ky është momenti kur ambasadorja izraelite në Britani të Madhe reagon me nervozizëm gjatë një interviste lidhur me bombardimet në Gazë – duke paralajmëruar se do të duhen muaj të tërë që të shkatërrohet Hamasi.

Tzipi Hotovely hodhi poshtë idenë e zgjedhjes me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, gjatë një interviste dhënë për Sky News.


“Mendoj se është koha që bota ta kuptojë që paradigma e Oslos dështoi më 7 tetor dhe ne duhet të ndërtojmë një të re”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Kur është pyetur nëse kjo nënkupton që palestinezët të jetojnë në shtetin e tyre, Hotovely u përgjigj: “Mendoj se pyetja e rëndësishme është: “Çfarë lloj i palestinezëve janë në anën tjetër”.

Luftime të ashpra në jug të Gazës, militantët e Hamasit arrijnë të kapin një mjet të blinduar të izraelitëve
Lexo po ashtu Luftime të ashpra në jug të Gazës, militantët e Hamasit arrijnë të kapin një mjet të blinduar të izraelitëve

“Përgjigja është absolutisht jo dhe unë do t’ju them pse. Izraeli e di sot dhe bota duhet ta dijë tani, arsyeja pse marrëveshja e Oslos dështoi është sepse palestinezët kurrë nuk donin të kishin një shtet pranë Izraelit. Ata duan të kenë një shtet nga lumi në det”.

Kur iu tha se zgjidhja me dy shtete mund të kishte vdekur, ajo tha: ‘Pse jeni kaq të fiksuar pas një formule që nuk funksionoi kurrë, që krijoi këtë popull radikal në anën tjetër? Pse jeni të fiksuar pas kësaj”.

45-vjeçarja gjithashtu është ankuar për faktin se autoritetet palestineze kanë refuzuar të dënojnë sulmin e 7 tetorit.

Gjatë intervistës është pyetur edhe për kërkesën e Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

“Armëpushim? Jo. Kjo do të nënkuptonte se ne do të mirëpresim një sulm tjetër si ai i 7 tetorit”, shtoi ambasadorja izraelite në Britani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori