Kur e ndërroi vendin e punës dhe kaloi tek një shkollë tjetër, mërzia ime u ngjesh aq sa më ishte zbehur fare kuraja që t’i hap kapakët e librit të lëndës së tij. Më ishte tronditur thellësisht edhe vullneti për të shkuar në shkollë. Pothuaj përditë gjuha shfaqte atë që preokuponte mendjen e një kalamani: pse iku arsimtari Agim? Madje pa u përshëndetur.
Një mëngjes fundjave, teksa flija më gjatë se ditëve të shkollës, më zgjuan herët nga gjumi. Nisa të ankohem që s’po më linin të pushoja as kur isha i lirë. E kemi një mysafir që dëshiron të takohet enkas me ty, më thanë. As insistimi im prej fëmije nuk ua nxori dot fjalët nga goja. Befasia nuk duhej prishur. U vesha me shpejtësi dhe zbrita nxitimthi në ballkonin e katit të poshtëm. Në çastin kur e kam parë mysafirin special, u pata shtangur; ai pinte çaj bashkë me gjyshin tim. Kush tjetër pos arsimtarit Agim?! Nuk kishte mundur të duronte pa më takuar. Mbaj mend se me gjithë fuqinë u pata hedhur në krahët e tij. Kishim tejkaluar raportin mësimdhënës-nxënës që rëndom ishte zyrtar.
Atij burri që në klasë na fliste me vrull për figurat kombëtare, duke më shtrënguar fort, lotët i shkonin rrëke. Të përlotur ishin bërë edhe sytë e gjyshit. Unë si fëmijë veçse isha mbytur në ngashërim. Më kujtohet t’i kem thënë se isha përmalluar shumë për të. Ai i përsëriti ato që unë i thashë. Ma dha fjalën se do të kthehej në shkollën tonë sërish. Nuk vonoi shumë dhe ashtu ndodhi.
Për katër vjet me radhë arsimtari i ka dhënë hov pasionit tim për historinë; më veçonte në lexime shtesë, më bënte kontrollor detyrash shtëpie për klasën tonë, më sugjeronte që ta studioja historinë… E, për studime nuk i jam bindur. Mbase ka qenë gjëja e vetme që nuk e kam realizuar nga këshillat e tij. Sidoqoftë, historinë nuk e kam zgjedhur për profesion, por e kam kultivuar si pasion. Kam pasur fatin që edhe në gjimnaz ta kem një mësues historie tjetër të mirë. Sigurisht edhe ky ka qenë një tundim.
Ndonjëherë njeriu mund të mallkojë teknologjinë e avancuar. Ashtu siç bëra unë sot. Informacionet në kohë reale dinë të bëhen të neveritshme, veçmas kur sjellin diçka të trishtueshme. As imagjinata ime më e bujshme nuk do të dëftente rastin që sytë e mi do të lexonin njoftimin në internet se viktima e radhës nga virusi Covid-19, një person me inicialet A.H, mund të ishte vetë ai…
Ai të cilin e kisha takuar vitin e kaluar, ia kisha dhuruar një libër timin dhe e kisha pyetur nëse i kishte ngelur hatri se nuk kam studiuar në Fakultetin e Historisë… Ai që më ishte përgjigjur se besonte në punën time pavarësisht përzgjedhjes, se ishte krenar që më kishte dhënë mësim dhe se herë pas here po përmendte emrin tim te filloristët e rinj si një nxënës që e kishte dashur shumë… Unë isha skuqur nga kjo që po më zinin veshët plot pesëmbëdhjetë vite pas ndarjes nga bankat e shkollës fillore. Për të unë do të mbetesha i njëjti; nxënësi i tij. Dhe ai, mësuesi im.
Sot, kur mendjen s’e kam të një kalamani dhe i kuptoj ndarjet, bile edhe të tillat pa kthim, nuk mund të mos e bluaj në kokë prapë pyetjen që më preokuponte si fillorist: pse iku arsimtari Agim? Madje pa u përshëndetur.
Ndoshta tani mund ta di përgjigjen, por s’e gjej dot forcën t’ia them vetes.
Agimi – sikurse emri i tij – do të ndritë në kujtesën time përgjithnjë paçka sot na e ngrysi qiellin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre