LAJMI I FUNDIT:

Pse femrat moderne nuk duan të kenë fëmijë? Këto janë disa nga arsyet më të zakonshme

Pse femrat moderne nuk duan të kenë fëmijë? Këto janë disa nga arsyet më të zakonshme

Shumica e femrave rriten duke besuar se një ditë eventualisht do të gjejnë një burrë dhe të kenë fëmijë. Kjo ndoshta konsiderohet edhe si gjëja “normale” që duhet bërë.

Por, së fundmi, femrat moderne aq më shumë që e mendojnë këtë gjë, aq më shumë e kuptojnë se nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, transmeton Telegrafi.

Dhe, sipas tyre, këto janë disa nga arsyet më të zakonshme se përse nuk duan të kenë fëmijë:

Të gjitha problemet ambientale mund të zvogëlohen nëse ka më pak njerëz në planet

Duhet ta keni parasysh se nëse e quani dikë egoiste vetëm se nuk dëshiron të ketë fëmijë, ajo gjë i lëndon ato shumë. Kur i shikoni problemet më alarmante të ambientit, shkaktar i thuajse të gjitha atyre është numri i madh i njerëzve në planet. Thjesht, ne jemi duke konsumuar dhe shkatërruar më shumë se ç’duhet.

Sipas një studimi, nëse çdo njeri në ShBA harxhon një litër më pak ujë në ditë, një liqen i mbushur me ujë mund të shpëtohet çdo ditë.

Nuk dëshirojnë të zhvillojnë probleme mendore

Ne jetojmë në epokën e shqetësimit dhe depresionit. Dhe, kjo shërben si arsyetim për shumë femra që të mos lindin fëmijë, sepse nuk duan që fëmija i tyre ta përjetojë të njëjtën dhimbje.

Shtatzënia sjell dhimbje të mëdha fizike

Edhe në shekullin e 21’të, lindja e bebes mbetet një proces tejet i vështirë fizikisht. Dhe, për shumicën e femrave është proces në të cilin nuk duan të kalojnë.

Femrat moderne duan ta udhëtojnë botën!

Të jemi të sinqertë, të pasurit fëmijë e bën udhëtimin nëpër vende tjera një gjë të vështirë.

Femrat moderne dëshirojnë ta shijojnë ushqimin e rrugës të Vietnamit, ta pushtojnë majën e Everestit dhe të festojnë në plazhet tajlandeze. /Telegrafi/