LAJMI I FUNDIT:

Pse është gjithmonë më mirë të adoptosh një qen sesa të blesh nga rritësit e tyre?

Pse është gjithmonë më mirë të adoptosh një qen sesa të blesh nga rritësit e tyre?

Po mendoni për një kanakar shtëpiak? Konsideroni fillimisht të adoptoni një qen, jo ta blini te rritësit e tyre

Adoptimi është gjithmonë një opsion më human sesa inkurajimi i rritësve të tyre për të riprodhuar gjithnjë e më shumë qen, kur ka kaq shumë kafshë të braktisura që sorollaten rrugëve.

Mirëpo, vitet e fundit edhe qentë e racës së pastër përfundojnë në rrugë, kur pronarët e tyre “ngopen” me ta, transmeton Telegrafi.

Këto janë arsyet kryesore pse adoptimi i një kafshe shtëpiake duhet të jetë opsioni juaj:

1. Do të shpëtoni një jetë dhe do t’i siguroni rehati

Vlerësohet se çdo vit miliona qen dhe mace përfundojnë në eutanazi në mbarë botën, thjesht sepse shumë kafshë shtëpiake përfundojnë në strehimore dhe shumë pak njerëz e konsiderojnë adoptimin kur kërkojnë një kafshë shtëpiake. Numri i kafshëve që përfundojnë në eutanazi mund të reduktohet në mënyrë dramatike nëse më shumë njerëz adoptojnë kafshë shtëpiake në vend që t’i blejnë ato. Kur adoptoni qen dhe mace, ju shpëtoni një kafshë të dashur duke e bërë atë pjesë të familjes suaj dhe duke hapur një vend strehimi për një kafshë tjetër që mund të ketë nevojë dëshpërimisht për të.

2. Sepse ju do të merrni një kafshë të mrekullueshme

Hulumtimet kanë treguar se kafshët e adoptuara sillen në mënyrë më mirënjohëse sesa kafshët e racës së pastër që i blini te një rritës i tyre. Strehimoret e kafshëve dhe grupet e shpëtimit janë plot me kafshë shtëpiake të lumtura dhe të shëndetshme që presin t’i marrë dikush në shtëpi. Shumë prej tyre tashmë janë të trajnuara për të jetuar në shtëpi dhe janë mësuar të jetojnë me familje.

3. Nuk kushton asgjë

Disa raca qensh arrijnë shifra vërtet marramendëse dhe duket se çmimi i qenve po rritet gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve. Ndryshe nga qentë e racës së pastër, qentë e adoptuar nuk kushtojnë asgjë! Ata thjesht kërkojnë vullnet të mirë dhe ju mund të keni një kafshë në shtëpi menjëherë.

4. Sepse është një nga mënyrat për të luftuar kundër “industrisë masive”

Nëse blini një qen nga një dyqan kafshësh shtëpiake ose direkt nga rritësit e tyre, rrezikoni të merrni një qen të kryqëzuar, hibrid. Dmth janë qen që nuk kanë erë dhe nuk sëmuren. Mirëpo, qentë “nga rruga” janë shumë më rezistent në këtë kuptim sesa qentë e racës së pastër.

5. Duke adoptuar, ju nuk po ndihmoni vetëm një kafshë

Strehimoret e mbingarkuara marrin çdo vit miliona kafshë endacake, të dhunuara dhe të humbura, dhe duke adoptuar një kafshë ju lini vend për të tjerët. Jo vetëm që po u jepni një shans të dytë më shumë kafshëve, por gjithashtu po i jepni një shembull mjedisit tuaj se çfarë duhet të bëjnë ato.

6. Birësimi do të ndryshojë gjithë jetën e dikujt

Ndërsa adoptimi i një kafshe mund të jetë vetëm një pjesë e ndryshimit të botës tuaj, për atë kafshë shtëpiake ju do të jeni e gjithë bota. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori