Mbledhja e dy qeverive në Pejë, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kishte asgjë të re për sa i takon aspektit ekonomik. Vazhdon e njëjta amulli në ekonomi si dikur dhe iniciativat që merren janë më shumë të karakterit propagandistik. Edhe objektivi i roamingut të përbashkët është më shumë një objekt pune i kompanive celulare sesa i qeverive. Qarkullimi i lirë mbetet siç ka qenë dhe heqja e kontrollit nuk është se bën gjësend me vlerë edhe në aspektin e këndvështrimit të kursimit të kohës.
E reja e këtij takimi ishte bashkimi kombëtar brenda vitit 2025, i shpallur nga Rama.
Në fakt, nuk ka ndonjë gjë të re nga ato që deklaron ai. E ka bërë edhe para katër vjetësh nga një ballkon i Ulqinit, e pastaj si tullumbace kuq e zi në fund të çdo takimi të përbashkët.
Ajo që ka ndryshuar është koniunktura ndërkombëtare. Në Uashington ka ardhur një ekip i ri, i cili po kërkon të presë sa më shkurt drutë me çështje minore për interesin amerikan. Ndoshta në SHBA janë lodhur me dy shtete të dobëta që krijojnë vetëm probleme, kështu që do të donin vetëm një të tillë, që do të thotë një problem më pak.
Një shtet i bashkuar shqiptar është edhe më ekuilibrues në rajon. Pastaj sa proamerikan do të jetë, mbetet për t’u parë, pasi ne proamerikanizmin e kemi vetëm në letra. Gjithsesi nuk do të jetë prorus.
Një Shqipëri e bashkuar do të jetë një problem më pak për Evropën. Tashmë ajo ka pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, dhe gjasat janë që nuk do ta njohin edhe në të ardhmen, jo aq për shkak të punës së diplomacisë serbe sesa problemeve të brendshme të Qipros, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Spanjës.
Afrimi i orës së pranimit të Serbisë në BE, ngre edhe problemin shqiptaro-kosovar. Nuk mund ta lenë Shqipërinë jashtë, ashtu sikurse nuk mund të pranojnë Serbinë duke lenë jashtë viktimën e saj Kosovën.
Ndaj ngjan se një bashkim i Kosovës me Shqipërinë është nyja gordiane që zgjidhet me një të rënë të shpatës. Gjithë problemet e njohjes apo pranimit të Kosovës, zgjidhen me bashkëngjitjen e saj Shqipërisë, i cili është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe NATO-s.
Por, BE heq edhe një telash të madh në perspektivë: Edhe nëse Kosova i fiton gjithë atributet që kërkon madje futet edhe në BE, si i bëhet me funksionimin e këtij subjekti i cili edhe kështu si është, është mjaft burokratik. I imagjinoni dy vota shqiptare në BE? Rasti Greqi-Qipro është një dhimbje koke për BE. Nuk ka mangët edhe një shqiptar.
Problemi është nëse do jemi bashkë me Mitrovicën apo jo. Kjo varet tërësisht nga këmbëngulja jonë.
Kjo e shpjegon ndoshta edhe zërin e trashur të Ramës në Pejë, që për pak sa nuk e shau nga nëna Evropën. Në një rast tjetër, kjo sjellje do të ishte bileta për ta çuar fishek e në Surrel, pa të drejtë kthimi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Por, sot ngjan se janë ndryshe punët. Gjithsesi nuk do duhet shumë kohë ta mësojmë. Në historinë e një populli, shtatë vjet janë veç një dekikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi