LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të pastrojmë rrëmujën në dhomën e gjumit para se të shkojmë të flemë gjumë?

Pse duhet të pastrojmë rrëmujën në dhomën e gjumit para se të shkojmë të flemë gjumë?

Vendosni rutina të reja

Keni fikur dritën, keni shkuar të flini gjumë dhe asgjë nuk ndodh, nuk mund t’i mbyllni sytë.


Kjo situatë pothuajse na është e njohur të gjithëve.

Zakonisht në atë kohë të qetësisë së plotë trurin e vërshojnë mendime të shumta, ku çdo mendim bën garë për vëmendjen tuaj dhe ju pengon të bini në gjumë.

Mund të jetë e vështirë ta qetësoni trurin kur provoni të bini në gjumë, transmeton Telegrafi.

Vendosni një rutinë qetësuese para se të shkoni në shtrat

Rutina e rrënjosur e shkuarjes në gjumë vërtet mund t’ju vendosë në rrugën e duhur që të realizoni sasinë optimale të gjumit e cila ju është e nevojshme.

▪ Lexoni
▪ Shijoni një banjë të këndshme, relaksuese
▪ Përdorni vajra esencialë
▪ Dëgjoni muzikë
▪ Meditoni
▪ Relaksohuni

Shënoni gjërat që ju shqetësojnë para se të shkoni të bini në gjumë

Shënimi i mendimeve para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë dukshëm në qetësimin e ankthit. Kjo mundëson që në vend që të mendoni për atë që ju shqetëson, shënojeni atë dhe do të liroheni nga mendimet negative.

Rregulloni rrëmujën në dhomën e gjumit

Vetë rregullimi i dhomës i thotë trupit tuaj që jeni të gatshëm të shkoni në shtrat. Dhoma e gjumit pa rrëmujë përmirëson ambientin tuaj të tërësishëm për gjumë, promovon relaksim dhe zvogëlon numrin e pengesave të cilat mbase ju pengojnë që të qetësoheni.

Rezistojini dëshirës për të fjetur gjatë ditës

Shumë prej nesh pëlqejnë të bëjnë dremitje gjatë ditës, por kjo mund të prishë shumë modelet tuaja të gjumit. Nëse ndiheni të lodhur gjatë ditës, përpiquni të mos flini më shumë se gjysmë ore. /Telegrafi/