LAJMI I FUNDIT:

“Pse duhet investitorët e huaj, të vijnë në Kosovë?”, Kurti përgjigjet në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024

“Pse duhet investitorët e huaj, të vijnë në Kosovë?”, Kurti përgjigjet në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024

Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Samiti nisi me një panel diskutimi mes krerëve të 6-të shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të së cilit u zhvillua një sesion pyetje-përgjigje, ku u diskutua për mundësitë investuese në rajon dhe format për zhvillimin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.


Në panel ishte prezente dhe Presidentja e BERZH-it, Odile Renaud-Basso.

Në pyetjen e parë, mbi atë se “Pse duhet investitorët e huaj, të vijnë të investojnë në vendin tuaj?”, kryeministri Kurti tha se 3 vitet e fundit Kosova ka njohur përparim demokratik, zhvillim ekonomik dhe stabilitet institucional, të cilat na ndihmuan dhe të luftojmë me sukses kërcënimet e sigurisë dhe të adresojmë pabarazinë sociale dhe ndryshimet klimatike.

“Kosova kryeson Ballkanin Perëndimor në parashikimet e rritjes reale ekonomike për vitet 2023 deri në vitin 2025. Në 3 vitet e fundit rritja mesatare ekonomike ishte 6.2% e PBV-së dhe ne kemi bërë përmirësime të dukshme në sundimin e ligjit dhe avancimet në të drejtat politike, liritë civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në mënyrë të favorshme në skenën globale për investime, dhe ne jemi të vendosur në zemër të rajonit të EMENA-s”, ka shtuar Kurti.

Si një shtet me fuqi punëtore të re dhe shumëgjuhëshe, moshë mesatare të popullsisë të re në Kosovë, 31 vjeç, dhe ekonomi të hapur të tregut, jo vetëm që nënvizon përkushtimin e Kosovës për mjedis miqësor ndaj biznesit, por edhe tregon kosto konkurruese të tregut të punës.

“Jemi në pozicionin më të mirë për investime në sektorin e teknologjisë. Në Indeksin e konkurrencës së TI-së për vitin 2023 për rajonet e Evropës në zhvillim, nga 23 shtete evropiane, Kosova renditet e 11-ta, duke lënë pas të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe një shtet anëtar të BE-së. Në këto 3 vite kemi dyfishuar si eksportet ashtu edhe investimet e huaja direkte. Ne kemi nevojë për më shumë investime, por Kosova është shumë e përshtatshme për investime të huaja sepse kjo tashmë po ndodh. Pra, ne kemi nevojë për më shumë, të së njëjtës gjë, dhe qeveria jonë është e përqendruar në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, në përputhje të plotë me SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe, gjeopolitikisht dhe qasjen e bazuar në vlera edhe në drejtim të të bërit biznes, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë. që së fundi mbushi dy vjet”, u shpreh tutje kryeministri Kurti.

Kurti  përmendi dhe se brenda vendit, një element shtesë në të cilin po punohet shumë është lidhja e tregut të punës me arsimin profesional, e po ashtu dhe diasporën tonë e cila nuk sjell vetëm remitanca, por edhe investime, dhe etikën e njohuritë e tyre të punës.

Në pyetjen e dytë mbi prioritetet në projektet rajonale ndërkufitare, kryeministri theksoi nevojën për investime në infrastrukturë por edhe në fushën e energjisë dhe arsimit.

Mbi energjinë ai përmendi ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

Më tej ai foli mbi projektet rajonale e të ndërlidhjes me shtetet fqinje si me Shqipërinë hekurudha Prishtinë-Durrës, shoqëruar me zhvillimin e një porti të thatë, me Maqedoninë e Veriut rruga Prizren-Tetovë, me Malin e Zi, ndërtimi i rrugëve të reja për ndërlidhjen e Kosovës me Malin e Zi si Peja e Deçani me Rozhajën, Plavën, Andrijevicën, të gjitha këto me qëllim lehtësimin e kalimit ndërkufitar dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes nesh.

Kryeministri falënderoi dhe BERZH-in për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme në sferën publike dhe private.

Në përgjigje ndaj pyetjeve të audiencës, kryeministri shtoi dhe se Kosova ka pasur deficitin buxhetor më të ulët në rajon, uljen e borxhit publik, maturinë në financa, marrëdhëniet e shkëlqyera me FMN-në dhe Bankën Botërore, rritjen e të ardhurave tatimore pa ndryshuar politikën fiskale, rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, stabiliteti financiar, investimet në katër sektorë të rëndësishëm si bujqësia, mbrojtja dhe siguria, shëndetësia dhe arsimi, nënvizoi marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Bankën Qendrore Evropiane, BE-në si partner kryesorë të shkëmbimit tregtar dhe qëllimin për thellimin e këtij bashkëpunimi, si dhe përmendi ndërtimin e kornizës legjislative për fondet e investimeve bashkë me USAID, dhe Fondin Sovran./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori