LAJMI I FUNDIT:

Pse disa vende afrikane “po mendojnë dy herë” për të ngritur zërin kundër Putinit?

Pse disa vende afrikane “po mendojnë dy herë” për të ngritur zërin kundër Putinit?

Nelson Mandela u pyet një herë se pse ai kishte ende marrëdhënie diplomatike, ndër të tjera, edhe me liderë të cilët ishin cilësuar terroristë nga fuqitë perëndimore.

Burri i nderuar i Afrikës së Jugut u përgjigj se ishte gabim “të mendosh se armiqtë e tyre duhet të jenë armiqtë tanë”.

Dhe ky qëndrim ka karakterizuar kryesisht reagimin e disa kombeve afrikane ndaj luftës Rusi-Ukrainë.


Sipas CNN, përcjell Telegrafi, në të gjithë kontinentin, shumë duket se hezitojnë të rrezikojnë sigurinë e tyre, investimet e huaja dhe tregtinë duke mbështetur njërën palë në këtë konflikt.

Pse Mariupol është një objektiv kyç dhe çfarë do të ndodhte nëse ai bie në duart e Rusisë?
Lexo po ashtu Pse Mariupol është një objektiv kyç dhe çfarë do të ndodhte nëse ai bie në duart e Rusisë?

Ndërkohë që ka pasur një dënim të gjerë të sulmeve ndaj civilëve ukrainas – nga vende të tilla si Gana, Nigeria, Kenia – ka pasur një përgjigje shumë më të heshtur nga disa vende kyçe afrikane.

Vendet në këtë kontinent e gjejnë veten në një pozitë delikate, thotë Remi Adekoya, pedagog i asociuar në Universitetin e Jorkut të Anglisë.

“Ekziston një pikë e fortë mendimi në diplomacinë afrikane që thotë se shtetet afrikane duhet të ruajnë parimin e mosndërhyrjes dhe kështu ata nuk duhet të përfshihen në luftëra midis Lindjes dhe Perëndimit. Ashtu siç u pozicionuan disa shtete gjatë Luftës së Ftohtë, për shembull”, tha Adekoya për CNN, përcjell Telegrafi.

Një zë me ndikim që e ka bërë të qartë se ai nuk do “t’i bëjë armikun” udhëheqësit rus Vladimir Putin është presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Ndërsa iu drejtua parlamentit të vendit të tij të enjten, ai tha: “Qëndrimi ynë është shumë i qartë… ka nga ata që këmbëngulin se ne duhet të mbajmë një qëndrim dhe pozicion shumë kundërshtar, të themi ndaj Rusisë. Dhe qasja që kemi zgjedhur të marrim është se po insistojmë që të ketë dialog”.

Pasi lëshoi fillimisht një deklaratë që kërkonte që Rusia të tërhiqte menjëherë forcat e saj nga Ukraina, Afrika e Jugut që atëherë ka hedhur fajin për luftën drejtpërdrejt mbi NATO-n për marrjen në konsideratë të anëtarësimit të Ukrainës në aleancën ushtarake, kundër së cilës është Rusia.

Pamje të tjera që tregojnë se rrugët e Kherson ngjanin me një 'fushëbetejë' kur trupat ruse hapën zjarr ndaj protestuesve ukrainas – ku mbetën disa të plagosur
Lexo po ashtu Pamje të tjera që tregojnë se rrugët e Kherson ngjanin me një 'fushëbetejë' kur trupat ruse hapën zjarr ndaj protestuesve ukrainas – ku mbetën disa të plagosur

“Lufta mund të ishte shmangur nëse NATO do t’i kishte marrë parasysh paralajmërimet nga udhëheqësit dhe zyrtarët e saj gjatë viteve se zgjerimi i saj drejt lindjes do të çonte në paqëndrueshmëri më të madhe”, tha Ramaphosa në parlament të enjten.

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma gjithashtu lëshoi më herët një deklaratë duke thënë se Rusia “ndihej e provokuar”.

Afrika e Jugut ka lidhje të forta me Rusinë dhe Ramaphosa ka shkruar për qasjen për të qenë një ndërmjetës në konflikt duke pasur parasysh anëtarësimin e saj në BRICS – një grup i ekonomive në zhvillim që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Lidhjet midis dy vendeve datojnë gjithashtu në kohët e aparteidit kur ish-Bashkimi Sovjetik mbështeti Afrikën e Jugut dhe partinë e Kongresit Kombëtar Afrikan në betejat e tyre çlirimtare.

Afrika e Jugut ishte një nga 17 vendet afrikane që abstenuan për rezolutën e OKB-së që kërkonte që Rusia të tërhiqej menjëherë nga Ukraina më 2 mars.

Ajo mbajti një qëndrim të ngjashëm gjatë aneksimit të Krimesë nga Putini në vitin 2014.

Nigeria dhe Egjipti ishin në mesin e 28 vendeve afrikane që votuan për të dënuar Rusinë, ndërsa tetë të tjerë nuk votuan. Eritrea ishte i vetmi vend afrikan që votoi plotësisht kundër rezolutës.

Ministria e Jashtme e Zimbabve tha në një deklaratë se nuk ishte e bindur se rezoluta e OKB-së ishte e shtyrë drejt dialogut, përkundrazi “ajo hodhi më shumë benzinë në zjarr, duke e komplikuar kështu situatën”.

“Udhëheqja e njeriut të fortë”

Shumë nga vendet që abstenuan nga votimi i OKB-së janë regjime autoritare.

Ata e shohin vendimin e njëanshëm të Putinit për të pushtuar Ukrainën si një shfaqje fuqie dhe egoje që mund ta vlerësojnë dhe të bashkohen me të, tha për CNN, Yetunde Odugbesan-Omede, një analiste politike dhe profesoreshë në Kolegjin Shtetëror Farmingdale të Nju Jorkut.

Një nga ata që ka folur në mënyrë të dukshme në mbështetje të liderit rus është gjenerallejtënant Muhoozi Kainerugaba, djali me ndikim i presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni.

Babai i tij ka qeverisur Ugandën me një grusht të hekurt për 36 vjet dhe ka pasur spekulime se Kainerugaba është një pasardhës i mundshëm kur Museveni 78-vjeçar përfundimisht të largohet.

Kainerugaba shkroi në Twitter se: “Shumica e njerëzimit (që janë jo të bardhë) mbështesin qëndrimin e Rusisë në Ukrainë. Putini ka absolutisht të drejtë!”.

Disa vende afrikane gjithashtu kanë hezituar të flasin kundër Rusisë sepse duan të “mbajnë opsionet e tyre të hapura nëse përballen me kërcënime ekzistenciale ose një lloj revolucioni në vendin e tyre në të ardhmen”.

Ata morën qytetin, pastaj shtëpitë e tyre – rrëfimi i ukrainasve 'që panë dhe filmuan çdo hap' se si rusët gjendeshin çdo ditë e më afër apartamenteve të tyre
Lexo po ashtu Ata morën qytetin, pastaj shtëpitë e tyre – rrëfimi i ukrainasve 'që panë dhe filmuan çdo hap' se si rusët gjendeshin çdo ditë e më afër apartamenteve të tyre

“Ata e panë Putinin të mbante Assadin në pushtet në Siri, sepse nëse nuk do të ndërhynte Rusia, regjimi i Assadit do të kishte rënë shumë kohë më parë”, shtoi ai.

Por përfaqësuesi i Kenias në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Martin Kimani, mbajti një fjalim të fuqishëm në prag të agresionit rus të Ukrainës.

Kimani tërhoqi një paralele midis shfaqjes së Ukrainës si një shtet i pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe përvojës së shteteve postkoloniale në Afrikë, duke kritikuar ndërtimin e forcave të presidentit rus Vladimir Putin dhe mbështetjen e tij për rishikimin e kufijve të Ukrainës duke njohur shtetet separatiste të Donetskut dhe Luhansk.

“Kenia e refuzon një dëshirë të tillë për t’u ndjekur me forcë”, tha ai, duke iu referuar njohjes nga Rusia të dy territoreve si shtete të pavarura.

Krijimi i lidhjeve më të forta

Në vitet e fundit, Rusia është pozicionuar si një nga partnerët tregtarë më të vlefshëm të Afrikës – duke u bërë një furnizues kryesor i pajisjeve ushtarake – me aleancat kryesore në Nigeri, Libi, Etiopi dhe Mali.

Afrika përbënte 18% të eksporteve ruse të armëve midis 2016 dhe 2020, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Disa analistë thonë se mbështetja ose mos censurimi i Rusisë flet për një ndjenjë më të gjerë në pjesë të Afrikës se qëndrimet e politikës perëndimore nuk funksionojnë gjithmonë në favor të tyre.

“Mesazhi që po shtyn Moska është se nëse jeni të lodhur nga mënyra që Perëndimi ju afrohet, ne do të jemi partnerët tuaj të sigurisë. Do të jetë një marrëdhënie e barabartë”, thotë Aanu Adeoye, një analist Rusi-Afrikë në Chatham House, tha për CNN.

Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev
Lexo po ashtu Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Para agresionit, media shtetërore ruse RT njoftoi planet për të ngritur një qendër të re në Kenia me një reklamë pune që thoshte se donte të “mbulonte histori që janë anashkaluar nga organizata të tjera” dhe që “sfidonte mençurinë konvencionale për Afrikën”.

Megjithatë, Afrika ka qenë shpesh në qendër të sherrit për ndikim në garat e fuqive të mëdha midis lojtarëve kryesorë gjeopolitikë si SHBA, Kina dhe Rusia.

Disa vende po përpiqen të përdorin këtë pozicion në mënyra të ndryshme.

Odugbesan-Omede shpjegoi se Tanzania, për shembull, e ka identifikuar situatën aktuale si një shans për të përfituar me industrinë e saj të energjisë.

“Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, e sheh këtë një mundësi për të kërkuar tregje për të eksportuar gaz”, tha ajo. “Tanzania ka rezervën e gjashtë më të madhe të gazit në Afrikë. Ndërsa disa vende afrikane do të përballojnë një goditje ekonomike nga lufta Ruso-Ukrainë, të tjerët po përpiqen t’i bëjnë ballë stuhisë duke kërkuar rrugë të reja përfitimi”, shtoi Odugbesan-Omede. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Vishnin kostumin e ariut dhe sulmonin veturat e tyre - arrestohen katër persona në Los Angeles

Vishnin kostumin e ariut dhe sulmonin veturat e tyre - arrestohen katër persona në Los Angeles

Amerika
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Kalo në kategori