Pse Ariana Grande dhe Cynthia Erivo mbetën jashtë Oscarëve?

Mungesa e nominimeve për çmimin Oscar 2026 për Ariana Granden dhe Cynthia Erivo, për rolet e tyre në Wicked: For Good, ka ngjallur debat të madh.
Së fundmi, një votues anonim i Akademisë ka deklaruar se dyshja “i la shumë njerëz pa fjalë”, por jo në kuptimin pozitiv.
Sipas tij, ndonëse Grande (Glinda) dhe Erivo (Elphaba) kishin kimi të fortë në ekran, filmi nuk u konsiderua mjaftueshëm i fuqishëm dhe performancat e tyre gjatë turneut promovues u perceptuan si të tepruara, shkruan DailyMail.

“I trembën shumë njerëz dhe, në përpjekjen për t’u dukur autentike, u shfaqën sikur po luanin role”, u shpreh votuesi për News Nation.
Po ashtu, disa votues u shprehën të lodhur nga prania e vazhdueshme e tyre në tapetet e kuqe, ndërsa fansat ngritën shqetësime edhe për humbjen e dukshme në peshë të të dyjave.
Megjithatë, pavarësisht kritikave dhe mungesës së një nominimi Oscar, Ariana Grande arriti të sigurojë një nominim në Golden Globes 2026, edhe pse nuk fitoi çmim. /Telegrafi/































































