LAJMI I FUNDIT:

PSD takon delegacionin finlandez, flasin platformën Socialdemokrate

PSD takon delegacionin finlandez, flasin platformën Socialdemokrate

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiu, kanë pritur sot në takim një delegacion finlandez të kryesuar nga ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall dhe Drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Juha Mustonen.

“Ky delegacion i përbërë nga diplomatë të rinj shprehën interesimin e tyre për gjendjen aktuale në Republikën e Kosovës, e veçanërisht për platformën dhe qëndrimet e PSD-së për zhvillimet në vendin tonë.


Fillimisht, përfaqësuesit e PSD-së diskutuan mbi problemet me të cilat përballet Republika e Kosovës dhe pengesat që kanë vështirësuar zgjidhjen e tyre.

Më pas, folën rreth përkushtimit të PSD-së për një republikë sociale e zhvillimore, të barabartë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim. Me theks të veçantë u prezantua synimi për integrim politik e institucional të komuniteteve, për të mundësuar bashkëjetesë të qëndrueshme mes tyre.

Po ashtu, ata njoftuan përfaqësuesit nga Finlanda lidhur me angazhimin e PSD-së për një shoqëri demokratike, për krijimin e hapësirës ku respektohen vlerat individuale e grupore, dhe ku mundësohet jetë e dinjitetshme dhe mirëqenie për gjithsecilin”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit finlandez falënderuan përfaqësuesit e PSD-së që i njoftuan detajisht lidhur me platformën politike. Ata shprehën gjithashtu interesim për takime të këtilla dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Duke theksuar marrëdhëniet e mira dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Finlandës, nga ana e përfaqësuesve të PSD-së u falënderua delegacioni finlandez për vizitën dhe për kontributin e madh të Finlandës për shtetin tonë. Si dhe, u nënvizua rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve të mëtejme dypalëshe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori